Frrok Çupi Zina nuk është një grua videosh, por është një kod ligjor Iranian që lidhet me marrëdhëniet seksuale, siç edhe përshkruhet në videon e ish kryeministrit. Sipas kodit ‘Zina’ në Iran marrëdhëniet seksuale të personave të pamartuar mes tyre, dënohen penalisht. Neni 221 i kodit penal quhet Zina. Ditën që bota, e mrekulluar, priste nga qielli të shfaqej raketa Space X e sistemit Starship për t’u ulur, për herë të parë, në krahët e kullës së lëshimit Texas, një tjetër surprizë ulej nga qielli në Lulëz.
Lalzi, një bregdet afër Shën Pjetrit, është mallkuar në të tre anët:
E para, nga mëkati i korrupsionit të lartë të përfaqësuesve të shtetit. Dy vila makbethiane, të dyja të dy kryeministrave dhe dy presidentëve, helmojnë ose çorodisin cilindo që shkel në këtë tokë.
E dyta është mallkuar në momentin kur në Shën Pjetër ku vuri kurorë vetë Gjergj Kastrioti, bash në rrëzë të saj u vendos vendbanimi i Muxhahedinëve iranianë, MEK. Janë në opozitë me Khomeinët, por mund të jenë sulmues edhe kundër ‘atletit të Krishtit’ shqiptar.
Në hotelin luksoz të pishave detare, në Lalëz, zbriti jo ‘Space X’, por një video me 1000 orë regjistrime aferash seksuale mes lidershipit (jo Starshipit) politik të maxhorancës. Mallkimin e tretë e uli në tokë një nga kryeministrat e Partisë Socialiste, mik i MEK, Pandeli Majko.
“Prisni dhe shihni!, tha ai. Një video po zbret këtu mes nesh”. Me këtë rast ish kryeministri paralajmëroi ‘shkatërrimin’.
Kjo është Zina. Zina nuk është një grua videosh, por është një kod ligjor Iranian që lidhet me marrëdhëniet seksuale, siç edhe përshkruhet në videon e ish kryeministrit. Sipas kodit ‘Zina’ në Iran marrëdhëniet seksuale të personave të pamartuar mes tyre, dënohen penalisht. Neni 221 i kodit penal quhet Zina.
Ka edhe dënime të tjera shumë më të rënda Irani për këtë vepër penale, domethënë për ‘videon me mëkat’. Për shembull mund marrin dënim me 100 goditje me kamxhik.
Për vepra më të rënda të po kësaj fushe me ‘video’, hyn në punë një kod tjetër. Sipas kodit Ihsan, fajtori dënohet me ‘vdekje me gurë’, ose edhe me varje.
Vallë pse hyri në hapësirën qiellore të Lalëzit raketa ‘iraniane’ e videos seksuale?
‘Raketë iraniane’, sepse lëshohet mes lidershipit politik, bash në kohën kur Shqipëria dhe Europa kanë drejtuar gishtin te ‘faktorët e jashtëm’, së pari Khopmenianë që po sulmojnë të destabilizojnë Shqipërinë dhe shtete të tjerë europianë. Një video me 1000 orë mëkat nuk do të linte më këmbë as edhe një pishë të Lalëzit. E jomë politikën e shtetit.
Si do të dënohej kjo vepër në Iran? Irani ndodhet larg, por militantët iranianë e të tjerë të llojit, ndodhen këtu dhe rreth nesh. Pas shpalljes për videon ata ‘marrin zemër’ të aplikojnë këtu dënime si ‘Zina’, ose ‘Ihsan’. Trazirat do të kishin valë të larta.
Pse vallë e mori përgjegjësinë vetë ish- kryeministri? Faktorët e huaj destabilizues po kërkojnë jo vetëm huliganë me gurë e molotov, por së pari njerëz me besim politik dhe influencë. Pandi Majko mbahet si gjahtar i besimit popullor.
Veçse video nuk është në kohë, ‘Space X’ është fiks në kohë. Kjo e dyta u ul në ‘krahët e pëllumbit’, video seksuale mund të jetë një shantazh i AI. Ku e ka menduar Pandi këtë mundësi?! frrok Çupi 3 Komente S Sas 17 Nëntor 2026, 14:00 Perroi psikik ne rrjedhje te lire Përgjigjjuni S Sas 17 Nëntor 2026, 16:45 Qe rridhje pa fund e dinim por me grykederdhje ne Iran…..?!????. Edhe i madhi e la fare si piste Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Opinion Statutet e Partive, po pse na duhen vallë?! 16 Nëntor 2026, 22:0722:07Opinion Çfarë kanë të përbashkët një politikan dhe një palaço? 16 Nëntor 2026, 20:3520:35Opinion “Paqja e varrezave” për Ukrainën, propagandistët e Putinit i varin shpresat te Trumpi 16 Nëntor 2026, 19:3219:32Opinion Dhjetë të vërteta në sy kryeministrit 16 Nëntor 2026, 18:0918:09Opinion Pse Shenzheni nuk është Jalta! 16 Nëntor 2026, 13:3513:35Opinion Elisa, pse të habiti sikterisja? 15 Nëntor 2026, 18:5318:53Opinion

