Lajme Zone
Zija Ismaili: Sistemi shëndetësor në kolaps, u përdorën koncesionet për të vjedhur shqiptarët
PolitikëSyri

Zija Ismaili: Sistemi shëndetësor në kolaps, u përdorën koncesionet për të vjedhur shqiptarët

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, me moderatorin Flavio Qarri, mjeku dhe deputeti i Partisë Demokratike, Zija Ismaili, ka denoncuar gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke e cilësuar atë në kolaps të plotë.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, me moderatorin Flavio Qarri, mjeku dhe deputeti i Partisë Demokratike, Zija Ismaili, ka denoncuar gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke e cilësuar atë në kolaps të plotë. Sipas tij, kriza është veçanërisht e dukshme në furnizimin me medikamente në spitale dhe farmaci.Lexo edhe:Horoskopi, 12 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Ismaili u shpreh se problemet me medikamentet nuk janë të reja, por janë shfaqur prej vitesh, duke kujtuar edhe mënyrën se si u menaxhua pandemia e COVID-19. Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës dhe mungesë të transparencës për përdorimin e fondeve publike. Sipas tij, gjatë pandemisë qytetarët u përballën me një situatë dramatike, ndërsa institucionet nuk arritën të ofronin ndihmën e nevojshme për të gjithë të sëmurët. Ismaili ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve dhe mungesën e auditimeve transparente për vendimmarrjet e marra në atë periudhë. Ai kritikoi edhe koncesionet në sektorin e shëndetësisë, duke pretenduar se ato kanë rënduar qytetarët dhe nuk kanë zgjidhur problemet strukturore të sistemit. “Jemi në kolaps të plotë për të gjithë sistemin shëndetësor, por në mënyrë të veçantë për furnizimin e farmacive me preparate mjekësore. Këtu nuk funksionon sistemi. Këtu u përdorën disa koncesione që vodhën shqiptarët”, deklaroi Zija Ismaili në “Kafe Shqeto”. Zija Ismaili: Kriza dhe kolapsi i plotë që ka përfshirë sistemin shëndetësor në Shqipëri reflektohet te furnizimi me medikamente në të gjitha spitalet. Kjo krizë me medikamente është refletuar prej një kohe të gjatë. Le të kthehemi te koha e pandemisë. Kryeministri Rama nxori armatimin ushtarak në rrugët e Tiranës dhe si medikament të vetëm gjeti kallashët, armatimet me 12.7, mjetet e blinduara dhe ndodhi bilanci tragjik, me humbjen e jetëve të shumë qytetarëve shqiptarë. Kemi pasur humbjen më të lartë të vdekjeve, në nivel botëror. Kemi invaliditetin më të madh pas kësaj pandemie, pasi kemi shumë persona që kanë ngelur invalidë si pasojë e koronavirusit. Izoluam qytëtarët nëpër spitale, pasi nuk kishim mundësi për ti ndihmuar. Ngjarjet tragjike u regjistruan me të sëmurë që u hodhën nga dritaret. Bashkë me Ogerta Manastirliun, i futën shqiptarët në ‘Air Albania’ për t’u marrë të gjitha të dhënat dhe për t’i përdorur në zgjedhjet e vitin 2021. Kjo ishte panorama e asaj shëndetësie që asnjë institucion auditi nuk arriti ta reflektojë mënyrën se si u menaxhuan fondet. Kurrë nuk u bë një transparencë e plotë. Kjo situatë u reflektua ndër vite dhe tani ka arritur në kulm. Jemi në kolaps të plotë për të gjithë sistemin shëndetësor, por në mënyrë të veçantë për furnizimin e farmacive me preparate mjekësore. Këtu nuk funksionon sistemi. Këtu u përdorën disa koncesione që vodhën shqiptarët.