Pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, qytetarë shqiptarë në Prishtinë dhe në Hagë, u shprehën të zhgënjyer për vendimin e Dhomave të Specializuara, që i dënoi ata me 81 vite burg në total. Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës u zhvilluan tubime në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ndërsa mbajtën një minutë heshtje, të rritur e fëmijë u panë me lot në sy. LEXO edhe...Dënimi për ish-krerët e UÇK, forcat e policisë rrethojnë zyrat e EULEX në Prishtinë Edhe në Hagë, mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së janë mbledhur pranë institucioneve të drejtësisë, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit. Ndërkohë në disa pamje shihen që qytetarët shqiptarë hipin mbi makinat e policisë. Ndorkohë disa të tjerë ndërsa mbajnë në supe flamurin kuqezi janë përplasur me policinë. Për shpërndarjen e tyre policia hodhi ujë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës; Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burg. lajm ne perditesim.... Share Ora 13:09 Dënimi i liderëve të UÇK-së, Braçe: Haga bëri pis luftën për liri, UÇK-ja u quajt ndërmarrje kriminale! Shqipëria të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendimit Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai e cilësoi vendimin si një përpjekje për të njollosur luftën çlirimtare, ndërsa kërkoi që Shqipëria dhe Kosova të ndërmarrin veprime ligjore kundër tij. Sipas Braçes, kjo nuk është më vetëm çështje e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, por e çdo shqiptari.“Në emër të popullit të Kosovës, një gjykatë bëri pis e ndyu luftën e shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë për liri e pavarësi, nder, dinjitet e jetë në paqe në trojet e tyre! Organizimi i popullit jo për të sulmuar kënd, por për t’u mbrojtur, për të mbrojtur vendin e pushtuar, lirinë e hequr dhunshëm, nderin e dinjitetin e marrë prej shtypjes, arrestimit, torturimit, përdhunimit të djemve e burrave, vajzave e grave, vrasjes, pra organizuar si UÇK, u quajt ndërmarrje kriminale!!!!Domethënë, këta 4 burra, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u vunë nën akuzë për krime kundër njerëzimit, u arrestuan për krime të tilla, u gjykuan për krime të tilla, por edhe kjo gjykatë nuk mundi t’i dënojë për to, nuk ka pasur kurrë krime të tilla! Shqiptarët, sa ka jetë mbi tokë, nuk kanë kryer krime të tilla, kurrë! Pas këtij vendimi, Shqipëria, e ndotur masivisht nga ky proces dhe ky vendim, duhet të ndërmarrë veprime ligjore të qarta kundër tij, për të pastruar emrin e saj, emrin e çdo shqiptari në ato dy rrethet e veriut që shquhen si vende krimesh në këtë vendim; duhet ta bëjë me shpejtësi kundër këtij vendimi të poshtër!Kosova nuk ka nevojë për mendjen time, por dhe ajo duhet të ndërmarrë veprime ligjore në Kosovë mbi të gjitha dhe kudo, kundër një gjykate që në emër të popullit të Kosovës bën pis e ndyn një vend, një popull; kjo nuk është më çështje e katër burrave që luftuan për liri, të bërë fajtorë për krime lufte që nuk i kanë bërë kurrë, vrasjen e 96 personave konkretisht, por është çështje e një populli të shpallur fajtor pse iu përgjigj me luftë agresorit, pushtuesit! Tani është çështje shqiptare, e çdo shqiptari”, shkruan Braçe. Share Ora 13:09 Dënimi për ish-krerët e UÇK, forcat e policisë rrethojnë zyrat e EULEX në Prishtinë Forcat e policisë kanë rrethuar zyrat e EULEX në Prishtinë. Disa qytetarë të zhgënjyer u nisën nga sheshi "Skënderbeu" drejt selisë së EULEX pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18 vjet burgim, Jakup Krasniqi 25 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Share Ora 12:31 Tensione në Hagë, policia hedh ujë për t’i shpërndarë qytetarët! Hipin sipër makinave (VIDEO) Policia në Hagë ka hedhur ujë ndaj qytetarëve që t’i largojë nga ambientet e Gjykatës Speciale.Sipas videove në rrjetet sociale, madje disa qytetarë shihen se kanë hipur mbi vetura e policisë duke ie goditur ato.Situata përfi pasi policia hodhi ujë për shpërndarjen e qytetarëve. Share Ora 12:01 Haga dënon me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK, qytetarët në Prishtinë mbajnë një minutë heshtje Një minutë heshtje kanë mbajtur qytetarët në Prishtinë pasi 4 ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg në total.Të zhgënjyer ata mbajtën një minutë heshtje dhe më pas vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit. Share Ora 11:38 Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së qytetarët në Prishtinë në lot (VIDEO) Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së shumë qyetarë janë parë me lot në sy në Prishtinë. Share Ora 10:05 Prizreni në pritje të vendimit të Hagës, qyteti ‘vishet’ me flamujt e UÇK-së (VIDEO) Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Në Prizren, ashtu si edhe në qytete të tjera të Kosovës, qindra njerëz janë janë në pritje të vendimit.Qyteti historik është mbuluar me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë të shumtë po ndjekin zhvillimet nga afër ne sheshin kryesor "Shadervan" ndërsa flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në të gjitha xhamitë e qytetit. Share Ora 09:51 ‘Kosova po pret’/ Qytetarë mbushin Prishtinën në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së (PAMJET ME DRON) Qindra qytetarë me flamuj kombëtar dhe me flamujt e UÇK kanë mbushur sheshin në Prishtinë për të ndjekur live gjyqin në Hagë.Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen edhe banderola gjigante të ish-krerërve të UÇK-së dhe ‘Kosova po pret’. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al kosove Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci kadri veseli Jakup Krasniqi rexhep selimi Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 31.7% Të gabuar 62.1% Nuk e di 6.1% Vota total: 2132 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
