Një grua ka raportuar se një person ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 03:00, në Gjakovë. Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

