Lajme Zone
Zhduket i moshuari italian në jug të vendit, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Të tjeraJOQ Albania

Zhduket i moshuari italian në jug të vendit, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Një i moshuar italian është shpallur i humbur në jug të Shqipërisë, ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mësuar vendndodhjen e tij.

Një i moshuar italian është shpallur i humbur në jug të Shqipërisë, ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mësuar vendndodhjen e tij.

Bëhet fjalë për Sandro Cantenne, 76-vjeç, i cili raportohet se ka humbur kontaktet që prej mesditës së djeshme.

Sipas informacionit të përcjellë në redaksinë e JOQ Albania, vendi ku është parë për herë të fundit është Saranda.

Familjarët bëjnë me dije se 76-vjeçari udhëtonte me një motor BMW të viteve ’90 dhe dyshohet se ka lëvizur në disa zona në jug të vendit, si Borshi dhe Porto Palermo.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin: +39 366 717 0767

Familjarët kërkojnë që kushdo që e ka parë Sandro Cantenne ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin e mësipërm ose të njoftojë menjëherë autoritetet.

Nëse e keni parë ose keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e 76-vjeçarit, ju lutemi njoftoni.