TIRANË- Tre ditë para një tryeze të planifikuar të Kryeministrit Rama me krerët e institucioneve të drejtësi, me qëllim diskutimin e një arkitekturë të re pagash, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi mesazhin e dha të qartë në emër të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve. "Kjo mbledhje zhvillohet në një moment kur debati publik ka sjellë përsëri në vëmendje marrëdhëniet ndërmjet pushteteve, autoritetin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe garancitë që lidhen me statusin e gjyqtarit. Ky nuk është objekti i mbledhjes së sotme, por nga çdo mosmarrëveshje institucionale duhet të dimë të nxjerrim mësime. Pavarësia e institucioneve nuk provohet kur të gjithë janë dakord. Ajo provohet pikërisht kur lind mosmarrëveshja. Atëherë shihet nëse institucionet dinë të argumentojnë, të mbrojnë kompetencat e tyre, të përdorin mjetet kushtetuese dhe të dialogojnë pa hequr dorë nga parimet. Kam mbrojtur dhe vazhdoj të mbroj dialogun institucional. Ndarja e pushteteve nuk nënkupton mungesën e dialogut ndërmjet tyre. Dialogu institucional, megjithatë, kërkon më shumë se uljen e palëve në një tryezë. Ai duhet të ketë një objekt të qartë, të respektojë kompetencat e secilit dhe të mbështetet në një bazë juridike të përbashkët. Për mosmarrëveshjen rreth ligjit për pagat e magjistratëve, është Gjykata Kushtetuese që do të vendos përfundimisht. Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu. Vendimi që do të merret duhet të respektohet dhe të zbatohet", tha Sadushi. LEXO EDHE:‘Shteti është i gjithë shqiptarëve, jo i socialistëve’- Sula zbulon në Report Tv bisedat me Ramën para se të merrte detyrën: S’jam ‘diamant’, por kam qëndruar larg interesave personale Megjithatë togat e zeza e lenë derën hapur për dialog, por vetëm për konsolidimin e sistemit të drejtësisë. Kryetari i Gjyjkatës së Lartë, tha se sot vendit i duhet një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, i duhet një proces institucional me vështrim afatgjatë, ku secili pushtet të marrë përgjegjësi për çështjet që i përkasin dhe ku bashkëpunimi të çojë në zgjidhje konkrete. “Kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllim derën e dialogut... Ne duhet të jemi po aq të qartë edhe për kufijtë e këtij dialogu. Ai nuk mund të nisë dhe të përfjë te paga. Një dialog serioz ndërmjet pushteteve duhet të shkojë përtej mosmarrëveshjes së momentit dhe të përballet me çështjet që përcaktojnë në mënyrë reale aftësinë e sistemit për të dhënë drejtësi. Sot vendit i duhet një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”. Këto deklarata Sadushi i bërë para qindra gjyqtarëve, të cilët u mblodhën për të zgjedhur 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, një nga radhët e Gjyaktës së Lartë, një nga të apelit dhe të tretin nga gjykatat e shkallëve të para. Dy kandidaturat nga radhët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan në barazim me nga 179 vota secili. Ishte shorti me gogla që nxori fitues Sandër Simonin. Ndërkohë nga 2 kandidaturat nga radhët e gjyqtarëve në gjykatat e Apelit, Fatri Islamaj u shpall fitues me 190 vota, kundrejt Igerta Hysit me 171 vota. Nga kandidaturat nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, u zgjodh gjyqtarja Brunilda Kadi. Kadi mori 167 vota, përballë dy kandidateve të tjera nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, Matilda Llangozi, që mori 101 vota dhe Manjola Xhaxho që mori 90 vota. Të tre kandidatët e zgjedhur sot, do të zënë tre vendet vakante që do të krijohen në 12 dhjetor 2026, pasi përfjnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:04 Mbledhja e gjyqtarëve/ Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi zgjidhen anëtarë të KLGJ-së! Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, për zgjedhjen e tre anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.Dy kandidaturat nga radhët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan në barazim me nga 179 vota secili. Ishte shorti me gogla që nxori fitues Sandër Simonin.Ndërkohë nga 2 kandidaturat nga radhët e gjyqtarëve në gjykatat e Apelit, Fatri Islamaj u shpall fitues me 190 vota, kundrejt Igerta Hysit me 171 vota. Nga kandidaturat nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, u zgjodh gjyqtarja Brunilda Kadi.Kadi mori 167 vota, përballë dy kandidateve të tjera nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, Matilda Llangozi, që mori 101 vota dhe Manjola Xhaxho që mori 90 vota.Të tre kandidatët e zgjedhur sot, do të zënë tre vendet vakante që do të krijohen në 12 dhjetor 2026, pasi përfjnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë. R.Xh/Shqiptarja.com Share SI.E./P.J/Shqiptarja.com TAG: gjykata e larte pagat e drejtesise sokol sadushi klgj sander simoni fatri islamaj brunilda kadi edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Klodi: 25/09/2026 12:20 Gjithe te koruptuarit dhe tradhetaret e vendit qe duhet te ishin shkarku te gjithe pa perjashtim gjykates e prekurore me shkoll dhe pa shkolle me te demshit e vedit ton po Qeveria sic e gatoi le ta bitisi tani se duan te vjedhin sic vidhnin ne kohen e sali tradhetarit mjere populli qe nuk kopton Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 25/09/2026 11:18 Ju duhet te shkoni ne banken e te akuzuarve , pagat i vendos Parlamenti ne baze te ligjit dhe jo deshirat tuaja .Jemi Qevei Parlamentare dhe JO qeveri prokuroresh dhe gjyqtaresh . Përgjigju O mara prej bashkia tirane: 25/09/2026 21:18 Si gjithmon e meriton sufllaqen Jemi republike kushtetuese ne radhe te pare pastaj parlamentare. Po ti je trumbete e bashkise , ca di ti si funksionon shteti Sondazhi i ditës:
22 Shtator, 16:08
Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.1% Disi 11.4% Vota total: 4151 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?
