Arrestimi i zyrtarëve të Kadastrës, në rreth Vasil Bedinaj Operacioni “Stolen Land” hyn në fazën e dytë. Pas arrestimit të Kastriot Haskos dhe dy ish-drejtuesve të Kadastrës së Fierit, hetimet kanë çuar në tre masa të tjera sigurie. Policia dyshon se falsifikimi i dokumenteve nuk është një rast i izoluar dhe po heton raste të tjera, si dhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në skemë. Hetimi për tjetërsimin e pronave në Fier po zgjerohet. Vetëm tri ditë pas arrestimit të biznesmenit Kastriot Hasko, dy ish-drejtuesve dhe një juristi të Kadastrës, Policia ka goditur një tjetër degë të skemës së dyshuar të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë.
Faza e dytë e operacionit “Stolen Land” ka çuar në ekzekutimin e tre masave të tjera të sigurisë, duke e zgjeruar rrethin e personave nën hetim edhe me një ish-zyrtar tjetër të Kadastrës.
Sipas Policisë së Fierit, në burg është dërguar Ervin Habilaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa një masë e dytë “Arrest në burg” është ekzekutuar ndaj Ertis Shehut, 46 vjeç, ish-drejtor i ASHK-së, i arrestuar që në fazën e parë të operacionit.
Nën masën “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” është vendosur Emiljano Ruko, 40 vjeç, banues në Fier, i cili në periudhën që po hetohet punonte si topograf pranë Kadastrës.
Dyshimi i hetuesve është se tre personat kanë bashkëpunuar për falsifikimin e dokumenteve me qëllim përfitimin e padrejtë. Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe 715 mijë e 976 euro, të depozituara në llogarinë bankare të Ervin Habilajt, si dhe dokumente e pajisje elektronike.
Por goditja e dytë vjen ndërsa hetuesit po zbërthejnë një dosje shumë më të madhe pronash, në qendër të së cilës, në fazën e parë të operacionit, u vendos biznesmeni Kastriot Hasko.
Hasko u arrestua më 16 shtator së bashku me ish-drejtuesit e ASHK-së Fier, Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, si dhe juristin e Kadastrës Piro Çela. Policia e identifikoi zyrtarisht Haskon si “përfitues të pronave”.
Në dosjen e Fierit, Prokuroria e akuzon Haskon se ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar në bashkëpronësi me katër persona të tjerë plot 1143 hektarë tokë në Seman të Ri dhe Sheq Marinas. Bëhet fjalë për më shumë se 11.4 milionë metra katrorë. Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
17 Shtator, 11:11 Sipas Prokurorisë, pasi kishte regjistruar tokën, Hasko është paraqitur si bashkëpronar dhe përfaqësues i bashkëpronarëve të tjerë dhe, përmes një prokure të posaçme që rezulton e falsifikuar, ua ka shitur sipërfaqen dy kompanive të ndryshme.
Në këtë skemë, sipas hetimit, rol kanë pasur edhe ish-drejtorët e ASHK-së Fier, Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, si dhe juristi Piro Çela. Prokuroria thotë se ata regjistruan pasuritë pa kërkuar konfirmimin e vendimeve të pronësisë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, verifikim që, sipas organit të akuzës, do të kishte nxjerrë se dokumentet ishin të falsifikuara.
Hetimi çoi në sekuestrimin e më shumë se 76 pasurive me sipërfaqe totale 1143 hektarë, si dhe 150 mijë eurove. Hasko, Shehu, Kapaj dhe Çela janë vendosur nën masën “Arrest në burg”.
Por historia e pronave të Haskos nuk mbaron në Fier.
Vetëm dhjetë ditë përpara arrestimit, ai doli publikisht si pretenduesi i 37 hektarëve tokë në Palasë, një pronë e përfshirë në një konflikt që lidhet edhe me biznesmenin Vasil Bedinaj.
Vetë Hasko deklaroi se prona ishte trashëguar nga e ëma dhe se dokumentacioni ishte regjistruar në hipotekë që në vitin 1996. Ai konfirmoi gjithashtu se kishte lidhur kontratë me “Reginën”, kompaninë e lidhur me Bedinajn, për zhvillimin e pronës.
Burime të Pamfletit thonë se Hasko është nën hetim edhe për Palasën dhe se pas tij shfaqet hija e një figure të njohur të botës së krimit dhe biznesit në Fier, ndërsa në të dyja dosjet ka interesa të lidhura edhe me Ergys Agasin. Më 7 shtator, Hasko deklaronte se përfaqësonte trashëgimtarët e rreth 370 mijë metrave katrorë në Palasë, se dokumentet i kishte bërë e ëma në vitin 1995 dhe se prona ishte regjistruar në hipotekë një vit më vonë. Kadastra ka pranuar se dokumentacioni i pronësisë në këtë konflikt ishte verifikuar dhe më pas ishte dërguar në SPAK gjatë vitit 2025, pasi kishin dalë dyshime për falsifikim.
Burime të Pamfletit thonë se Kastriot Hasko është nën hetim nga SPAK pikërisht për dosjen e 37 hektarëve të Palasës. Në fakt, harta e pronave që po kontrollohen rreth 71-vjeçarit Kastriot Hasko është më e gjerë se Palasa dhe Semani.
Sipas burimeve, hetuesit po verifikojnë pasuri dhe dokumente që lidhen me Haskon edhe në Sheq Marinas dhe Darëzezë, dy zona të bregdetit të Fierit ku toka ka marrë një tjetër vlerë me zhvillimin turistik të viteve të fundit.
Kjo është arsyeja pse arrestimi i Haskos mund të hapë një histori shumë më të madhe se falsifikimi i disa letrave në Seman. /Pamfletifier aksioni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Shteti i Rrumpallës: Vettingu i shkarkon si prokurorë me probleme, Edi Rama i emëron në krye të hetimit Shtetëror 18 Shtator 2026, 12:1612:16Anti-Mafia Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit 17 Shtator 2026, 11:1011:10Anti-Mafia “Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës; emrat e kompanive të regjistruara në parajsën fiskale të Kryeministrit 17 Shtator 2026, 10:3310:33Anti-Mafia ALO PRONTO 2? Rrjeti i “teknikëve” që “rrjep” britanikët nga Tirana; fijet çojnë te Elisian Bici, drejtori i OST-së nën hetim për tenderë korruptiv 16 Shtator 2026, 14:3014:30Anti-Mafia “Shushunja“ IuteCredit Albania, 11.4 mln euro drejt Estonisë/ 6.3 mln euro vetëm për “menaxhim”, çfarë kontrolluan Tatimet? 15 Shtator 2026, 16:3416:34Anti-Mafia A do t’i prek SPAK-u Olsin e Edit dhe Shkëlzenin e Saliut, tani që prokurorëve iu bënë pagat 10 mijë Euro? 15 Shtator 2026, 11:0211:02Anti-Mafia

