Shtohen në listën e produkteve të cilat do të trajtohen me TVSH të reduktuar prej 6%, që prej 1 janarit, uji i pijshëm, produktet e higjienës për femrat, si dhe pelenat.
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar nen për nen projektligjin për uljen e TVSH-së për 54 produkte të shportës, një nismë që synon uljen e çmimeve. Po ashtu, Komisioni i Ekonomisë miratoi heqjen e taksës së qarkullimit prej 32 lekësh për litër. Edhe automjetet hibride do të paguajnë taksë vjetore, njësoj si mjetet e tjera. Paketa fiskale dhe buxheti pritet të kalojnë për miratim nen për nen në Parlament më 26 nëntor./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet 6 perqindtvsh

