Lajme Zone
‘Zgjedhorja’, Kuvendi rinis sot punën për formulën e re të votimit për këshillat bashkiakë pas hartës së re territoriale
PolitikëReport TV

‘Zgjedhorja’, Kuvendi rinis sot punën për formulën e re të votimit për këshillat bashkiakë pas hartës së re territoriale

Propozimi i PD është për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë. Ndërsa socialistët ende nuk e kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një rrugë e dakordësuar do të vijojnë të vetëm reformën.

Më në fund Kuvendi do të rinisë sot punën për Reformën Zgjedhore. Pas muajsh të tërë pezull, komisioni i posaçëm do të rishikojë formulën e përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, pas ndarjes së re territoriale. Mbledhja mbahet në orën 13:00. Palët do të duhet të adresojnë edhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR dhe Komisionit Evropian për një reformë të thellë zgjedhore që nuk duhet të përfshijë vetëm dy partitë e mëdha PD-PS por edhe partitë e tjera. LEXO edhe...Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën Propozimi i PD është për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë. Ndërsa socialistët ende nuk e kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një rrugë e dakordësuar do të vijojnë të vetëm reformën. Por, komisioni duhet të nxitojë pasi në fund të muajit i përfn mandati dhe mazhoranca ka paralajmëruar se nuk do të ketë shtyrje. P.J/ReportTv.al zgjedhjet vendore 2027 reforma zgjedhore PD PS Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.2% Veliajn 17.2% Asnjërin 34.6% Vota total: 2163 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?