Lajme Zone
Zgjedhjet vendore, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri! Nesër me Asamblenë e Tiranës
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjedhjet vendore, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri! Nesër me Asamblenë e Tiranës

Prioritet e PS-së mbetet intensifikimi i punës organizative për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm dhe forcimi i komunikimit me qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme, në orën 08:00, ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në godinën e Kryeministrisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në fokus të takimit kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, ku janë diskutuar edhe hapër për organizimin elektoral të socialistëve. Prioritet e PS-së mbetet intensifikimi i punës organizative për zgjedhjet lokale dhe forcimi i komunikimit me qytetarët. LEXO EDHE:‘Jam Edi Rama’, 25-vjeçari në Tiranë tenton t’i marrë ndërtuesit 1 milionë euro duke iu prezantuar si kryeministri, arrestohet në flagrancë nga Policia (VIDEO) Ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve do të kenë një rol të rëndësishëm në periudhën para zgjedhjeve lokale, konkretisht në përcaktimin e prioriteteve dhe angazhimin e strukturave. Ndërkohë ditën e nesërme në orën 11:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës, me fokus te zgjedhjet lokale 2027. Mbledhja nesër pritet të jetë me dyer të mbyllura, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. R.Xh Xh.K Shqiptarja.com TAG: zgjedhjet vendore 2027 PS kryeministria qeveria edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.3% Nuk e di 8.9% Vota total: 1926 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?