Ilirjan Celibashi Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se dy partitë kryesore, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, duhet të arrijnë në konsensus.
Celibashi deklaroi se, kundërshtimet e PD ndaj këtij sistemi janë të pabazuara, por nënvizoi se qëndrimi i opozitës nuk mund të anashkalohet, pasi si parti kryesore opozitare, nevojitet konsensus mes forcave politike, pasi KQZ-ja nuk mund të favorizojë njërën palë.
Ndërsa theksoi se, votimi elektronik mbetet një prioritet për institucionin. “Do të ishte mirë që të kishte një konsensus për këtë, përndryshe për KQZ-në ngel e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të marrë një vendim në interes të një pale. Shkaqet e ngritura nga PD lidhur me shqetësimet e këtij sistemi nuk qëndrojnë. E rikonfirmoj që për ne si institucion do të ishte me dobi, e mbështesim dhe do të punojmë që votimi elektronik të shtrihet në sa më shumë bashki. Partitë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të gjejnë një konsensus”, tha Celibashi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

