Demokratët e Fierit i janë drejtuar këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike. Në garë për drejtimin e degës janë zyrtarizuar emrat e pesë kandidatëve: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta. Drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës do të drejtohen 3 800 anëtarë, ndërkohë që, pas rishikimit të listave, numri i anëtarëve demokratë është reduktuar ndjeshëm, pasi më parë numëroheshin rreth 8 000. Ndërkohë, zgjedhjet në PD-në e Fierit nuk u zhvilluan në kohën e parashikuar nga statuti, ndryshe nga degët e tjera të vendit. Gjatë kësaj kohe u krijua një grup pune i përbërë nga 43 anëtarë, me qëllim riorganizimin e degës pas disfatës së thellë të 11 majit, e cila solli një sërë dorëheqjesh në degën e Fierit. Në këtë periudhë, kryetar i komanduar u vendos Ardian Ferro. LEXO EDHE:Shiste doza kokaine, në pranga 45-vjeçari në Lushnjë! Sekuestrohen armë gjahu, 105 fishekë dhe para Zgjedhjet e 7 nëntorit kanë sjellë përplasje mes demokratëve në Fier. Vetëm pak ditë më parë, ish-kreu i degës, Rrapi Gjika, reagoi publikisht në rrjetet sociale, ku theksoi se, për shkak të mullizimit dhe gazifikimit të partisë, zgjedhjet u shtynë për të vendosur kryetarin që duan Noka dhe Bardhi, në një proces ku, sipas tij, listat janë manipuluar dhe fituesi është paracaktuar. Pavarësisht kontestimeve, demokratët e Fierit do të përcaktojnë me votën e tyre drejtuesin e ri të degës. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të përfjë në orën 18:00. lajm në perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 08:50 Korçë, nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së! 4800 anëtarë me të drejtë vote (VIDEO) Ka nisur procesi i votimit në selinë e Partisë Demokratike në Korçë, ku anëtarët e kësaj force politike do të zgjedhin gjatë ditës së sotme kryetarin e ri të degës lokale.Në garë për drejtimin e PD-së së Korçës janë dy kandidatë, Harito Zoti dhe Mikel Dishnica. Sipas listës zyrtare, janë rreth 4800 anëtarë me të drejtë vote, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke përcaktuar se kush do të marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Korçë.Procesi i votimit pritet të vijojë gjatë ditës, ndërsa në përfundim do të shpallet edhe emri i kryetarit të ri. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K / A.E A.E Shqiptarja.com TAG: PD Fier Ardian Ferro Enkelejda Veliu Fatjon Semanjaku Gentian Koci Festim Metaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.3% Veliajn 20% Asnjërin 30.7% Vota total: 1291 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
