Qytetarët serbë po votojnë sot për të zgjedhur 250 deputetët e Parlamentit, pas protestave të vazhdueshme kundër pushtetit të Aleksandër Vuçiç. Deri në orën 09:00 kishin votuar 12% e zgjedhësve, krahasuar me 5.3% në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2023. Ndërkohë, në orën 11:00 pjesëmarrja arriti në 27.3%, duke u rritur në 34.5% në orën 12:00 DHE 41.1% në orën 13:00 LEXO edhe...Zgjedhjet në Serbi/ EULEX shton patrullimet në kufirin me Kosovën, në koordinim me policinë dhe KFOR-in Në garë janë 18 lista zgjedhore me gjithsej 2,418 kandidatë, mes tyre lista “Aleksandër Vuçiç – Serbia e Bashkuar”, “Lista e Studentëve – Studentët Fitojnë” dhe “Koalicioni Shqiptar”, që bashkon partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës. Këto zgjedhje janë një shans që shqiptarët në Serbi të përfaqësohen nga një numër më i madh deputetësh në Parlamentin serb, pasi më herët ka qenë vetëm deputeti Shaip Kamberi që ka përfaqësuar shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 6,451,292 qytetarë, ndërsa janë hapur 8,392 qendra votimi në të gjithë vendin. Qendrat janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Që prej orëve të para të mëngjesit janë regjistruar radhë të gjata përpara qendrave të votimit. Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviç, deklaroi se të gjitha qendrat u hapën në kohë, megjithëse në disa prej tyre pati vonesa të vogla për shkak të numrit të madh të votuesve dhe përgatitjeve për procesin. Ndërkohë, në jug të Serbisë janë raportuar incidente në disa qendra votimi pranë qytetit të Nishit. Sipas avokates Dragana Milutinoviç, në një prej qendrave, tre persona kanë hyrë me forcë dhe një komisioner është goditur me shuplakë. Në një tjetër qendër, rreth 30 persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë me forcë dhe kanë kërcënuar komisionerët, duke shkaktuar ndërprerjen e votimit. Milutinoviç deklaroi se policia lokale mbërriti në vendngjarje, por nuk hyri brenda qendrës së votimit. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së policisë së Nishit. Votimi po zhvillohet edhe jashtë Serbisë, ku mbi 102 mijë qytetarë janë regjistruar për të votuar në 93 qendra të shpërndara në 37 shtete. Radhë të gjata janë raportuar në Uashington, Vjenë, Lubjanë dhe Los Anxhelos. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, votimi jashtë vendit është organizuar sipas orarit të Serbisë, çka ka bërë që disa qytetarë të votojnë gjatë natës. Në Çikago votimi ka nisur në orën 01:00 të mëngjesit, ndërsa në Uashington dhe Nju Jork në orën 02:00. Në Serbi janë hapur gjithashtu 10 qendra votimi për votuesit nga Kosova. Ata mund të votojnë në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Gjatë paradites, edhe Aleksandër Vuçiç është paraqitur në një qendër votimi në Beogradin e Ri, i shoqëruar nga bashkëshortja Tamara. Ai ka pritur në radhë bashkë me qytetarët e tjerë për të votuar. Mediat serbe kanë raportuar gjithashtu për një incident të dyshuar ndaj nënës së tij, Angelina Vuçiç, pranë një qendre votimi në Beograd. Sipas Informer, ajo është fyer dhe i është marrë me forcë qesja me ushqime që mbante. Media shkruan se ngjarja është denoncuar në polici, por pretendimet nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Për të votuar, qytetarët duhet të paraqesin një kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme. Ata që ndodhen në qendrën e votimit ose në radhë në momentin e mbylljes, në orën 20:00, do të lejohen të votojnë. Për partitë dhe koalicionet që nuk përfaqësojnë pakicat kombëtare, pragu zgjedhor është 3% e votave. Ndërsa për listat e pakicave kombëtare, përfshirë Koalicionin Shqiptar, zbatohet pragu natyror, që u mundëson të marrin pjesë në ndarjen e mandateve edhe nëse nuk arrijnë 3% të votave. 18 lista zgjedhore para votuesve:1. ''Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar''2. "Ivica Daçiç – Faktori i Stabilitetit" 3. "Lista e Studentëve – Studentët Fitojnë"4. "Rasim Ljajić – SDP/CDP Popullore" (Lista zgjedhore e pakicës kombëtare boshnjake)5. "Bashkimi i Hungarezëve të Vojvodinës - Dr. Balint Pastor" (lista zgjedhore e pakicës kombëtare hungareze)6. "Lëvizja për Bashkim Usame Zukorlić" (lista zgjedhore e pakicës kombëtare boshnjake)7. "Partia Ruse Serbia në BRICS – Slobodan Nikolić" (lista zgjedhore e pakicës kombëtare ruse)8. "E Djathta Autentike - Dr. Miloš Jovanović - DSS e Re - Monarkistët, Koalicioni Serb - Shpresa, Alternativa Demokratike Kombëtare, Partia e Re Demokratike e Serbisë, Lëvizja për Mbretërinë e Serbisë, Serbia e Trimë".9. "Serbia Europiane: Marinika Tepić, Zdravko Ponos, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, Zemra e Qendrës Serbe, Solidariteti, Vetëmbrojtja, Çlirimi"10. "SDA Sanxhak – Gardianët e Sanxhakut" (Lista zgjedhore e pakicës kombëtare boshnjake)11. “Bogoljub Kariq – Lëvizja e Forcave Serbe – BK”12. "Partia Liberale e Gjelbër - për një Serbi të lirë dhe më të pastër"13. "Unë zgjedh drejtësinë - Unë zgjedh të ardhmen - Forca e koalicionit - Prof. Dr. Ferid Bulić - Vasilios Provelegios - Partia e së Ardhmes dhe Zhvillimit - Partia Qytetare e Grekëve të Serbisë" (lista zgjedhore e pakicave kombëtare boshnjake dhe greke)14. "Partia e Unitetit Ruso-Serb - Rusët dhe Serbët Vëllezër Përgjithmonë" (lista zgjedhore e pakicës kombëtare ruse)15. "Babi, kjo është për ty – Petar Gjuriç – Kryeministër i Serbisë"16. "Vladimir Gajić – Alternativa për Serbinë – Partia Popullore, Rebelimi – Serbia e Vërtetë"17. "Koalicioni Shqiptar" (lista zgjedhore e pakicës kombëtare shqiptare)18. "Nëna Serbi – Gruda" (lista zgjedhore e pakicës kombëtare sllovake) Ora 14:15 Zgjedhjet në Serbi/ EULEX shton patrullimet në kufirin me Kosovën, në koordinim me policinë dhe KFOR-in Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar patrullimet pranë pikave kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas njoftimit të EULEX-it, patrullat e Njësisë Policore të Specializuar janë shtuar që në orët e para të mëngjesit për të monitoruar situatën në terren. Këto veprime po kryhen në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, misionin e NATO-s në Kosovë, në kuadër të mekanizmit trepalësh të reagimit të sigurisë. EULEX nuk ka dhënë detaje të tjera për situatën në pikat kufitare. Share Ora 14:07 Zgjedhjet në Serbi/ Shaip Kamberi voton në vendlindje, falënderon shqiptarët që udhëtuan nga Kosova: Dilni masivisht në votime Shaip Kamberi, bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, në Tërnoc të Luginës së Preshevës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Serbi. Pas votimit, Kamberi u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, ndërsa falënderoi edhe qytetarët që kishin udhëtuar nga Kosova për të votuar.“Falënderoj edhe qytetarët që erdhën nga Kosova për ta ndihmuar këtë proces, i cili duhet të jetë demokratik”, deklaroi Kamberi, duke u kërkuar shqiptarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Share Ora 13:20 Zgjedhjet në Serbi/ Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani voton dhe u bën thirrje shqiptarëve të Luginës: Sot është ditë vendimtare për të ardhmen tonë Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Serbi. Pas votimit, ajo u bëri thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dalin masivisht në votime, duke e cilësuar ditën e sotme vendimtare për të ardhmen e tyre.“Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare, është jetike për të ardhmen, jo vetëm të rajonit, por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, tha Sinani. Share Ora 12:37 Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën me ushqime! Policia nis hetimet Nëna e ish presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Angelina Vuçiç, është sulmuar mëngjesin e sotëm pranë një qendre votimi në qendër të Beogradit, sipas raportimit të medias serbe Informer.Sipas kësaj të fundit, persona që i cilëson si pjesëmarrës në bllokada e kanë fyer dhe i kanë marrë me forcë qesen me ushqime që mbante me vete.Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pak pasi ajo kishte votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Informer shkruan se incidenti është denoncuar në polici dhe se po zhvillohen hetime për të zbardhur rrethanat. Share Ora 12:12 Zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç pret në radhë për të votuar, shoqërohet nga bashkëshortja Tamara (VIDEO) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është paraqitur në një qendër votimi në Beogradin e Ri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tamara Vuçiç. Ish kreu i shtetit serb, i cili kryeson listën zgjedhore “Serbia e Bashkuar”, ka pritur në radhë bashkë me qytetarët e tjerë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Serbi.Sipas mediave serbe, që prej orëve të para të mëngjesit janë regjistruar radhë të gjata në qendrat e votimit. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 6,451,292 qytetarë, ndërsa 8,392 qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00. Share Ora 10:30 Tensione në zgjedhjet parlamentare në Serbi! 30 persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit, kërcënojnë komisionerët dhe ndërpresin votimin Incidente gjatë zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Rreth 30 persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një qendër votimi në jug të vendit, duke kërcënuar fizikisht dhe verbalisht komisionerët dhe duke ndërprerë procesin e votimit.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pukovac, pranë qytetit të Nishit, ku janë raportuar incidente në tre qendra votimi. Sipas avokates Dragana Milutinoviç, në njërën prej tyre, tre persona kanë hyrë me forcë dhe një komisioner është goditur me shuplakë.Ajo tha se policia lokale mbërriti në vendngjarje, por nuk pranoi të hynte brenda, me arsyetimin se nuk ishte thirrur nga kryetari i komisionit zgjedhor. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së policisë së Nishit. Deputetja e opozitës, Jelena Millosheviç, konfirmoi për mediat serbe se kishte pasur përplasje fizike dhe se situata mbetej e tensionuar. Share Ora 10:17 Zgjedhjet në Serbi/ Radhë të gjata në ambasadat jashtë vendit, serbët në SHBA votojnë që në orën 02:00 të mëngjesit (VIDEO) Mbi 102 mijë shtetas serbë janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, një numër rekord. Votimi është organizuar në 93 qendra në 37 shtete, ndërsa radhë të gjata janë regjistruar në Uashington, Vjenë, Lubjanë dhe Los Anxhelos.Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas orarit të Serbisë, nga ora 07:00 deri në 20:00, duke bërë që në disa vende qytetarët të votojnë gjatë natës. Në Çikago votimi ka nisur në orën 01:00 të mëngjesit, në Nju Jork dhe Uashington në orën 02:00, ndërsa në Los Anxhelos në orën 23:00 të një nate më parë, ku janë regjistruar radhë me qindra persona.Organizatat e diasporës e kanë kundërshtuar këtë mënyrë organizimi, duke theksuar se votuesit detyrohen të udhëtojnë qindra apo mijëra kilometra për të votuar. Nga ana tjetër, qeveria serbe ka deklaruar se oraret dhe vendndodhjet janë përcaktuar sipas kritereve logjistike, të sigurisë dhe të personelit. Share Ora 10:15 Zgjedhjet në Serbi/ Pjesëmarrje mbi dyfish më e lartë se në vitin 2023, radhë të gjata në qendrat e votimit! 12% e qytetarëve votuan deri në orën 09:00 Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është më shumë se dyfishi i asaj të regjistruar në zgjedhjet e vitit 2023.Sipas vlerësimeve të para të IPSOS dhe CeSID, deri në orën 09:00 kishin votuar 12% e zgjedhësve, krahasuar me 5.3% në të njëjtën orë në vitin 2023.Dita e zgjedhjeve ka nisur me radhë të gjata përpara qendrave të votimit.Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviç, tha se të gjitha qendrat u hapën në kohë, megjithëse në disa prej tyre pati vonesa të vogla për shkak të numrit të madh të votuesve dhe përgatitjeve për procesin. Ai u uroi qytetarëve një ditë zgjedhore “të suksesshme dhe paqësore”. Share R.Xh/U.D/ReportTv.al serbi zgjedhjet ne serbi aleksander vucic Komento Komente Capa: 25/10/2026 09:40 Edhe Vucic jep doreheqjen dhe ben zgjedhje. Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14585 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

