Lajme Zone
Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00

Deri në orën 12:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 34,55% e votuesve të regjistruar, bëri të ditur Branko Josipoviq, drejtor i Entit Republikan të Statistikave.

Deri në orën 12:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 34,55% e votuesve të regjistruar, bëri të ditur Branko Josipoviq, drejtor i Entit Republikan të Statistikave. Sipas të dhënave, pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Vojvodinë, me 38,08%, ndërsa në Beograd kanë votuar 35,23% e zgjedhësve. Në Shumadi dhe Serbinë Perëndimore pjesëmarrja ka arritur në 32,56%, ndërsa në Serbinë Jugore dhe Lindore në 31,96%. Në zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ishte 21,33%. Ndërkohë, partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës garojnë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me numrin rendor 17. Bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme është shoqëruar në zgjedhjet e mëparshme me rezultate më të mira dhe përfaqësim më të madh në Kuvendin e Serbisë. Në vitin 2020, partitë shqiptare të Luginës u bashkuan për herë të parë në një listë të vetme dhe siguruan tri ulëse në parlament. Për 250 vendet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë garojnë gjithsej 2.418 kandidatë nga 18 lista zgjedhore. Pragu për hyrjen në parlament është 3%, ndërsa për listat e komuniteteve kombëtare zbatohet pragu natyror.