Lajme Zone
Zgjedhjet në Rusi/ Dalin rezultatet e para, partia ‘Rusia e Bashkuar’ e mbështetur nga Putini drejt një fitoreje të thellë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjedhjet në Rusi/ Dalin rezultatet e para, partia ‘Rusia e Bashkuar’ e mbështetur nga Putini drejt një fitoreje të thellë

Partia Komuniste e Federatës Ruse parashikohet të jetë në vendin e dytë me 14.2% të votave. KQZ tha se pjesëmarrja në votime në Rusi ishte më shumë se 56 %.

Sot ishte dita e fundit e zgjedhjeve që po zhvillohen në Rusi për Dumën (Parlamentin rus), të cilat kanë nisur që nga data 18 shtator. Teksa qendrat e votimit janë mbyllur thuajse në të gjithë Rusinë, kanë dalë edhe rezultatet e para nga rreth 14% e votave të numëruara deri më tani, ku partia në pushtet 'Rusia e Bashkuar' kryesor me 57.5% të votave. Sipas mediave të huaja, në zgjedhjet e kaluara parlamentare partia në pushtet Rusia e Bashkuar, e mbështetur nga Presidenti Vladimir Putin, ka marrë 49.8% të votave, ç'ka tregon një rënie krahasuar me këto zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura në vitin 2021, përpara pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, partia 'Rusia e Bashkuar' mori 324 nga 450 vendet e Dumës (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus). LEXO EDHE:Dita e fundit e zgjedhjeve në Rusi, Moska: Sistemet tona të votimit në shënjestër të sulmeve kibernetike Partia Komuniste e Federatës Ruse parashikohet të jetë në vendin e dytë me 14.2% të votave. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte më shumë se 56%. Presidenti rus Vladimir Putin e ka paraqitur procesin zgjedhor si një tregues të mbështetjes për politikat e tij dhe për luftën në Ukrainë. Ndërkohë, kritikët e Kremlinit kanë ngritur shqetësime për kufizimet ndaj opozitës dhe kushtet në të cilat u zhvilluan zgjedhjet. Edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk ishte në dyshim, pjesëmarrja e votuesve mund të shihej si një provë e mbështetjes për luftën në Ukrainë. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Rusi Exit Polls zgjedhjet ne rusi vladimir putin Rusia e Bashkuar Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.6% Të gabuar 88.6% Nuk e di 4.8% Vota total: 5636 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?