Donald Trump ka thënë se qeveria amerikane do t’u dërgojë një pagesë prej 90 dollarësh më shumë se 20 milionë amerikanëve të regjistruar në Medicare, programi i sigurimit shëndetësor për të moshuarit, për të ndihmuar në mbulimin e kostos mujore të sigurimit shëndetësor. Presidenti tha në rrjetet sociale të premten vonë se pagesat do të vinin nga Fondi për Përmirësimin e Medicare, për të cilin ai tha se Kongresi kishte akorduar 2 miliardë dollarë. LEXO edhe...Dosja Zvërneci/ Projekti i parë me hotele e rezidenca deri në 8 kate, qeveria: E kundërshtuam për të mbrojtur natyrën! Ja argumentet! Publikohet edhe marrëveshja me Kushner për Sazanin (VIDEO) Njoftimi është i fundit në një seri premtimesh financiare që lideri republikan u ka bërë votuesve përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, ku është në lojë kontrolli i Kongresit dhe ku pritet që partia e tij të humbasë karrige. Partia Republikane e Trump aktualisht ka një shumicë të ngushtë si në Senatin amerikan, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Por niveli i përkrahjes së tij ka qenë i ulët për shkak të mënyrës se si ka menaxhuar koston e lartë të jetesës për amerikanët gjatë luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, e cila ka rritur çmimet e naftës dhe gazit. Shtëpia e Bardhë publikoi disa detaje të planit të Trump në faqen e saj të internetit, duke thënë se shumica e të moshuarve që plotësojnë kushtet do ta marrin pagesën në formën e një depozitimi të drejtpërdrejtë prej 90 dollarësh në fillim të tetorit. Ata që nuk kanë llogari të drejtpërdrejtë do të marrin një çek, i cili gjithashtu do të dërgohet në fillim të tetorit, në adresën postare që kanë të regjistruar pranë Medicare, tha Shtëpia e Bardhë. Në shtator, Trump propozoi t’u dërgoheshin çeqe prej 5,000 dollarësh të gjithë qytetarëve të rritur nëse republikanët ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit, megjithëse analistët, ekonomistët dhe madje edhe disa republikanë në Kongres reaguan me skepticizëm ndaj këtij plani. Administrata Trump po dërgon veçmas edhe pagesa prej 500 dollarësh për afro 1 milion amerikanë, në një lëvizje që strategët thonë se mund të ndikojë në disa gara zgjedhore. Administrata Trump thotë se këto pagesa janë rimbursim për atë që ajo i përshkruan si tarifa të tepërta të ngarkuara ndaj personave që blenë sigurim shëndetësor përmes Aktit të Kujdesit të Përballueshëm (Affordable Care Act), i cili u miratua në vitin 2010 gjatë presidencës së Barack Obama-s. P.J/ReportTv.al donad trump SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 76.1% Jo 15.3% Nuk e di 8.6% Vota total: 222 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

