Tre kandidatë me origjinë shqiptare kanë dalë fitues në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pesë të tjerë nuk arritën të sigurojnë mandatet për të cilat garuan. Sipas rezultateve paraprake të publikuara deri më 6 nëntor, fitues janë Joe Hoxha në Connecticut, si dhe Vedat Gashi e Emiljana Ulaj në qarkun Westchester të Nju Jorkut, raporton Telegrafi. Gara më e ngushtë ishte ajo e Joe Hoxhës, republikanit të lindur në Tiranë, i cili siguroi mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, në Distriktin e 78-të. Hoxha mori 4,585 vota, ose 50.91%, kundrejt 4,421 votave, ose 49.09%, të demokratit Nate Brown. Diferenca mes tyre ishte vetëm 164 vota, ndërsa rezultati mbetet në pritje të certifikimit zyrtar. LEXO edhe...Nga ikja me lotari në SHBA te fitorja përballë një demokrati në zgjedhjet e mesmandatit, shqiptari Hoxha rrëfehet për Report Tv: Jam i mërzitur me republikanët, ja pse humbëm Në Nju Jork, Vedat Gashi, demokrat i lindur në Kosovë, fitoi garën për legjislaturën e Westchester County në Distriktin e 4-t. Ai mori 16,142 vota, ose 60.70%, ndërsa kundërshtari republikan John J. Campobasso siguroi 10,435 vota, ose 39.24%. Fitoren e siguroi edhe Emiljana Ulaj, demokrate me prejardhje shqiptare, e cila garoi për legjislaturën e të njëjtit qark, në Distriktin e 9-të. Ulaj mori 14,560 vota, ose 71.69%, kundrejt 5,718 votave, ose 28.15%, të republikanit Gaetano V. Ventrone. Ndërkohë, Diamant Hysenaj, republikan me prejardhje nga Kosova, humbi garën për një vend në Kongresin amerikan, në Distriktin e 14-të të Nju Jorkut, përballë demokrates Alexandria Ocasio-Cortez. Hysenaj mori 29,505 vota, ose 20.97%, ndërsa kundërshtarja e tij siguroi 107,129 vota, ose 76.14%. Në të njëjtin shtet, Shpëtim Qorraj, demokrat me prejardhje nga Kosova, nuk arriti të fitonte një mandat në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Në Distriktin e 64-t, ai mori 14,276 vota, ose 38.60%, përballë republikanit Michael Tannousis, i cili siguroi 21,972 vota, ose 59.41%. Në Connecticut, Peter Lumaj, republikan i lindur në Shqipëri, humbi garën për postin e sekretarit të shtetit përballë demokrates Stephanie Thomas. Me rreth 98.2% të votave të pritshme të numëruara, Lumaj kishte marrë 464,856 vota, ose 36.7%, ndërsa Thomas 801,397 vota, ose 63.3%. Po në Connecticut, Alma Sarelli, republikane me origjinë nga Shkodra, humbi garën për Senatin e Shtetit në Distriktin e 26-të. Ajo mori 15,114 vota, ose 34.6%, ndërsa demokratja Samantha Nestor fitoi me 28,572 vota, ose 65.4%. Kandidatja tjetër shqiptare që nuk arriti të fitonte ishte Edlira Sako, demokrate nga Lushnja, e cila garoi për Senatin e Shtetit të Michiganit në Distriktin e 24-t. Sipas rezultateve të raportuara nga Macomb County, Sako siguroi 52,850 vota, ose rreth 40%, ndërsa republikani Douglas Wozniak mori 80,324 vota, ose rreth 60% U.D/ReportTv.al Peter lumaj Joe Hoxha Alma Sarelli Edlira Sako zgjedhjet ne shba vedat gashi Diamant Hysenaj Shpetim Qorraj Emiljana Ulaj Komento Komente Tani: 06/11/2026 19:08 Emigranta shqiptare me republikanet qe jane kunder emigrantave. Ah nane Përgjigju Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 51.3% Veliajn 20.8% Asnjërin 27.9% Vota total: 1033 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
