Lajme Zone
Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Partia aleate e Berishës kundërshton gjobën 20 mijë euro nga KQZ: Raportimi financiar i fushatës është përgjegjësi e PD, jo e jona! (DOKUMENTI)
PolitikëShqiptarja

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Partia aleate e Berishës kundërshton gjobën 20 mijë euro nga KQZ: Raportimi financiar i fushatës është përgjegjësi e PD, jo e jona! (DOKUMENTI)

Sipas Bashkimit Liberal Demokrat, detyrimi për paraqitjen e raportit financiar i takon subjektit zgjedhor të regjistruar në KQZ, pra koalicionit dhe partisë drejtuese të tij, që në rastin konkret është PD.

Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” (BLD), e cila në zgjedhjet e 11 majit 2025 garoi në koalicion me Partinë Demokratike, ka kundërshtuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e një gjobe prej 20 mijë euro. Në kërkesën ankimore të siguruar nga Report Tv, Bashkimi Liberal Demokrat pretendon se nuk ka përgjegjësi individuale për çështje që lidhen me raportimin financiar të fushatës, pasi sipas tyre, ata garuan në koalicionin ‘PD-ASHM’ (Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore). LEXO EDHE:PD kërkon më shumë masa për uljen e kostos së jetesës, Kedhi: Emergjencë reale për familjet shqiptare Ankimimi i Bashkimit Liberal Demokrat në KASKështu sipas Bashkimit Liberal Demokrat, detyrimi për paraqitjen e raportit financiar i takon subjektit zgjedhor, pra koalicionit (partisë drejtuese). Në argumentin e tyre, Partia Bashkimi Liberal Demokrat i referohet dispozitave të Kodit Zgjedhor për koalicionet dhe raportimin financiar, duke pretenduar se partitë përbërëse mund të sigurojnë dokumentacionin financiar, por kjo nuk i bën ata individualisht përgjegjëse për raportin financiar të subjektit zgjedhor. Pra Bashkimi Liberal Demokrat kërkon shfuqizimin e pjesës së vendimit të KQZ-së për gjobën prej 20 mijë euro, të vendosur për shkak të mos-paraqitjes së raportit financiar të fushatës. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: zgjedhjet e 11 majit kqz sali berisha Bashkimi Liberal Demokrat PD Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.8% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3380 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?