Lajme Zone
Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu

Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë Demokratike. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së kanë votuar për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin dhe Komisionin e Apelimit.

Në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë përballë Flamur Nokës do të jetë deputeti Saimir Korreshi.

Ndërkohë emrat e personave të propozuar për nënkryetar: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.

Nga gjashtë kandidaturat do të zgjidhen tre prej tyre. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se një nga nënkryetarët do të jetë përfaqësues i të rinjve dhe një i diasporës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.