Në ditën e 72-të të protestës kundër qeverisë, një nga pjesëmarrësit e protestës në shesh ka dhënë një mesazh plot entuziazëm dhe vendosmëri, duke theksuar se as vapët e gushtit nuk do ta ndalin revoltën popullore për drejtësi. Përmes fjalës së tij, një i moshuar nënvizoi se qëndresa 72-ditore ka dëshmuar pjekurinë dhe forcën e zërit qytetar, i cili po shtohet dita-ditës: “Sot u bënë 72 ditë protestë dhe zëri qytetar vijon dhe qëndron. Janë 72 ditë sakrifice e vendosmëri, edhe pse jemi në gusht dhe temperaturat janë të larta. Kjo nuk i ka larguar qytetarët, përkundrazi i ka entuziazmuar edhe më shumë dhe pjesëmarrja e tyre është shtuar. Rama jepe dorëheqjen! Shqipëria kërkon ndryshim, kërkon drejtësi, protesta ka hyrë në një fazë të re,” u shpreh ai.
Më tej, ai apeloi se bashkimi i qytetarëve përballet me çdo pengesë klimaterike apo vështirësi tjetër, me qëllimin e vetëm për t’i hapur rrugë një të ardhmeje më të mirë në atdhe: “Këto 72 ditë kanë treguar se vullneti qytetar nuk shuhet kollaj, as nga temperaturat e larta, as nga vështirësitë. Sepse kur qytetarët bashkohen për një qëllim, zëri i tyre bëhet më i fortë. Kjo nuk është vetëm një protestë, është thirrje për ndryshim, dinjitet, një të ardhme më të mirë. Shqipëria ka nevojë për një faqe të re,” përmbylli ai mesazhin e tij para protestuesve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
