Lajme Zone
'Zemra e babit', momenti prekës kur efektivi telefonon fëmijët gjatë protestës së dhunshme në Tiranë (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Zemra e babit', momenti prekës kur efektivi telefonon fëmijët gjatë protestës së dhunshme në Tiranë (VIDEO)

Një bisedë e shkurtër mes babait dhe të birit, ndërsa në sfond dëgjohen shpërthimet e protestës së dhunshme në Tiranë. Ky është momenti që nxjerr në pah anën njerëzore të efektivëve të policisë shqiptare, përtej përballjes me protestuesit e dhunshëm

Pas uniformës së një polici është edhe një njeri, një prind, një baba që ka familjen e tij dhe njerëzit që e presin në shtëpi. Ky moment prekës gjatë protestës së dhunshme në Tiranë na e kujton pikërisht këtë. Ndërsa protestuesit sulmojnë me gurë dhe mjete piroteknike, një efektiv policie, në krye të detyrës, telefonon të birin për t'i thënë se është shëndosh e mirë. “O zemra e babit, ça po bën ti, po vëllai?”, dëgjohet t'i thotë të birit në videon e siguruar nga Shqiptarja.com ndërsa në sfond vijojnë të dëgjohen shpërthime, e bulevardi është i mbushur me tym. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile Ky efektiv, është një nga qindra efektivë që prej 72 orësh po përpiqen të ruajnë rendin dhe sigurinë në kryeqytet përballë protestave të dhunshme ku nuk kanë munguar gurët, hekurat, flakadanët e mjete të tjera piroteknike. E ndërsa aktet e dhunës nuk kanë të ndalur, kjo video na tregon që pas kësaj uniforme nuk është as më pak e as më shumë një shqiptar si të gjithë të tjerët me familje dhe fëmijë që i presin me ankth në shtëpi. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise policia Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.5% Jo 76.7% Disi 3.8% Vota total: 1234 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?