Pas uniformës së një polici është edhe një njeri, një prind, një baba që ka familjen e tij dhe njerëzit që e presin në shtëpi. Ky moment prekës gjatë protestës së dhunshme në Tiranë na e kujton pikërisht këtë. Ndërsa protestuesit sulmojnë me gurë dhe mjete piroteknike, një efektiv policie, në krye të detyrës, telefonon të birin për t'i thënë se është shëndosh e mirë. LEXO edhe...Shkodër/ Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës, dëme të shumta materiale (EMRI) “O zemra e babit, ça po bën ti, po vëllai?”, dëgjohet t'i thotë të birit në videon e siguruar nga Shqiptarja.com ndërsa në sfond vijojnë të dëgjohen shpërthime, e bulevardi është i mbushur me tym. Ky efektiv, është një nga qindra efektivë që prej 72 orësh po përpiqen të ruajnë rendin dhe sigurinë në kryeqytet përballë protestave të dhunshme ku nuk kanë munguar gurët, hekurat, flakadanët e mjete të tjera piroteknike. E ndërsa aktet e dhunës nuk kanë të ndalur, kjo video na tregon që pas kësaj uniforme nuk është as më pak e as më shumë një shqiptar si të gjithë të tjerët me familje dhe fëmijë që i presin me ankth në shtëpi. U.D/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise policia Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.9% Jo 76.4% Disi 3.7% Vota total: 1107 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
