Deklarata në Beograd e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për mosnjohjen e Kosovës, cilësohet si e papranueshme nga Partia Demokratike. Kreu i saj, Sali Berisha, tha në një konferencë për mediat se deklarata bie në kundërshtim me vendimet e institucioneve ndërkombëtare që njohin legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Paralelisht, Berisha thotë se Shqipëria është mike me Ukrainën dhe solidarizohet me luftën e saj kundër agresionit rus. Si rrjedhojë, nuk duhet të reshtë mbështetja ndaj popullit ukrainas. Kreu i PD e quan Serbinë “kali i Trojës së Kremlinit” në Ballkan dhe “Rusinë e vogël” që shërben si prapavijë e Moskës. “Sot kemi një deklaratë në të cilën ne shprehim keqardhje për deklaratën e presidentit Zelensky në Beograd për pavarësinë e Kosovës, të cilin ai u shpreh se është e njëanshme. Kjo deklaratë e presidentit Zelensky vjen në kundërshtim të hapur me vendimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut, me planin e Ahtisarit të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. LEXO EDHE:Dhëndër Fundërrina Vjen në kundërshtim të hapur me vendimet e vendeve kryesore anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Vjen në kundërshtim të hapur me të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar, të interpretuara ato me kërkesë të Beogradit nga Gjykata Ndërkombëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila është shprehur për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Por nga ana tjetër, deklarata është dhe në një aspekt tjetër jashtë çdo konteksti historik. Shqiptarët janë një komb mik me kombin ukrainas dhe në Shqipëri dhe në Kosovë, ata janë solidarizuar plotësisht me luftën heroike të popullit të Ukrainës nën udhëheqjen e presidentit Zelensky kundër agresionit barbar rus. Kurse Serbia gjer para pak kohëve ishte Kali i Trojës i Kremlinit në Ballkan. Është Rusia e vogël, e cila në mënyrë të pamohueshme shërbeu dhe vazhdon në një farë mënyre të shërbejë si prapavijë e fuqishme e Rusisë në Ballkan. Edhe në këtë kuadër deklarata e presidentit Zelensky është jashtë çdo konteksti, dhe mendoj unë, interesi për vendin e tij. Ndaj dhe Partia Demokratike e cilëson atë një deklaratë krejtësisht pavend, krejtësisht të papranueshme dhe do të thosha një deklaratë fatkeqe në një vend që s'duhej bërë kurrë dhe për pavarësinë e Kosovës”, tha Berisha. Kujtojmë se edhe Ministria e Jashtme tha në një reagim se mes Kosovës e Ukrainës “s’mund të hiqet asnjë paralele” pasi janë dy raste të ndryshme. P.J/Shqiptarja.com TAG: sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.4% Jo 45.7% I/e dyzuar 7.9% Vota total: 1074 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

