Lajme Zone
Zelensky: Presion mbi Rusinë, deri në vjeshtë t’i jepet fund luftës
BotëCNA

Zelensky: Presion mbi Rusinë, deri në vjeshtë t’i jepet fund luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreson të ushtrojë presion mbi Rusinë deri në vjeshtë që të bjerë dakord për t'i dhënë fund luftës. Teksa fliste në një takim të ambasadorëve ukrainas në Kiev, Zelensky u shpreh se ishte e pamundur të parashikohej saktësisht se kur do të ndodhte ky hap. Në të njëjtën kohë, Zelensky po përgatitet për një dimër tjetër lufte. Sipas mediave të huaja, presiden

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreson të ushtrojë presion mbi Rusinë deri në vjeshtë që të bjerë dakord për t'i dhënë fund luftës.

Teksa fliste në një takim të ambasadorëve ukrainas në Kiev, Zelensky u shpreh se ishte e pamundur të parashikohej saktësisht se kur do të ndodhte ky hap.

Në të njëjtën kohë, Zelensky po përgatitet për një dimër tjetër lufte.

Sipas mediave të huaja, presidenti ukrainas ka udhëzuar diplomatët e vendit të tij të organizojnë mbështetjen e nevojshme teknike dhe furnizimet me armë nga partnerët e huaj. "Çdo ambasador duhet të sigurojë armë për Ukrainën",-tha Zelensky./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.