Lajme Zone
Zelensky gëzoi Vuçiçin duke dalë kundër Kosovës, pse hesht Rama?
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zelensky gëzoi Vuçiçin duke dalë kundër Kosovës, pse hesht Rama?

Vizita e Volodymyr Zelenskyt në Beograd ka sjellë në vëmendje një qëndrim të Ukrainës që për Kosovën mbetet i pandryshuar. Pas takimit me Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas konfirmoi se Kievi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të respektojë integritetin territorial të Serbisë. Një deklaratë që vjen në një moment kur Beogradi përpiqet të ruajë ekuilibrat mes Moskës, Kievit dhe Brukselit, ndërsa marrëdhëniet me Ukrainën po marrin një dimension të ri diplomatik.

Por deklarata e Zelenskyt ngre një pyetje të pashmangshme për Tiranën zyrtare: çfarë do të thotë kjo për gjithë entuziazmin shqiptar ndaj presidentit ukrainas? Shqipëria e ka mbështetur fuqishëm Ukrainën, ndërsa Zelensky është pritur në Tiranë me tapet të kuq, fotografi, buzëqeshje dhe deklarata për miqësinë mes dy vendeve. Por kur i njëjti president shkon në Beograd dhe përsërit një qëndrim që i shkon për shtat Serbisë, duket se në Tiranë kamerat heshtin dhe diplomacia bëhet papritur më e kursyer.

Mbështetja për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus është një çështje më vete, por kjo nuk e pengon Shqipërinë të ketë një qëndrim të qartë për Kosovën. Nëse Tirana di të organizojë pritje madhështore dhe të fotografohet me Zelenskyn, ndoshta duhet të dijë edhe të bëjë pyetjet e pakëndshme. Sepse miqësia diplomatike nuk duhet të nënkuptojë heshtje sa herë që Kievi përsërit një qëndrim që Beogradi e konsideron dhuratë. Tani mbetet për t’u parë nëse Tirana do të reagojë apo do të zgjedhë, edhe këtë herë, të mos prishë fotografinë.