Oleksandr Syrskyi & Volodymyr Zelensky Pas ditësh spekulimesh dhe protestash në Kiev, Oleksandr Syrskyi largohet nga detyra. Vendimi vjen pas riorganizimit të qeverisë dhe përplasjeve me ish-ministrin e Mbrojtjes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi, duke i dhënë fund ditëve të spekulimeve për të ardhmen e tij në krye të ushtrisë.
Lajmi u bë fillimisht i ditur nga deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko në Telegram, ndërsa më pas u njoftua emërimi i gjeneralit Mykhailo Drapatiy si Komandant i ri i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sipas njoftimit, Drapatiy, së bashku me Yevhen Khmara dhe Pavlo Palisa, do të drejtojë ristrukturimin e Shtabit të Përgjithshëm, në kuadër të reformimit të komandës ushtarake.
Shkarkimi i Syrskyit vjen vetëm pak ditë pasi Zelensky ndërmori një riorganizim të gjerë të qeverisë, gjatë së cilës u largua edhe ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Largimi i tij shkaktoi protesta në Kiev dhe rriti presionin ndaj presidentit për ndryshime edhe në drejtimin e ushtrisë.
Vetë Fedorov kishte deklaruar se dorëheqja e tij ishte rezultat i një konflikti të gjatë me Syrskyin. Pas largimit nga posti, ai e akuzoi komandantin e ushtrisë se kishte penguar reformat përmes burokracisë, kishte shpërfillur analizat operative dhe kishte favorizuar brigada që, sipas tij, i qëndronin besnike personalisht.
Prej disa ditësh, qindra protestues ishin mbledhur para zyrës presidenciale në Kiev duke kërkuar largimin e Syrskyit. Demonstruesit brohorisnin "Syrskyi jashtë", ndërsa disa mbanin edhe rende djathi, një lojë fjalësh me mbiemrin e gjeneralit, që në gjuhën ukrainase tingëllon si fjala "djathë".
Megjithëse Shtabi i Përgjithshëm kishte mohuar më herët raportimet për një shkarkim të afërt, mediat ukrainase dhe britanike, përfshirë The Guardian, raportuan se vendimi ishte marrë dhe se mbetej vetëm të përcaktohej pasardhësi.
Largimi i Syrskyit konsiderohet një nga ndryshimet më të rëndësishme në drejtimin ushtarak të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa Zelensky synon të riorganizojë strukturën e komandës në një fazë kritike të luftëszelensky komandati Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota SHBA plan të zgjerojë sulmet ndaj Iranit, Hegseth kërkon 80 miliardë dollarë shtesë nga Senati 21 Korrik 2026, 21:4521:45Rajoni dhe Bota Aksioni kundër FETO, mediat e Erdoganit zbulojnë planin e ‘eliminimit’ të tij: Do të ekzekutohej në ajër 21 Korrik 2026, 21:4221:42Rajoni dhe Bota Trump drejton gishtin nga mali Pickaxe: Gati të godasim "kështjellën bërthamore" të Iranit 21 Korrik 2026, 21:3521:35Rajoni dhe Bota Zbulohet misteri 73-vjeçar, gjenden rrënojat e avionit të zhdukur të Pan Am 21 Korrik 2026, 21:0121:01Rajoni dhe Bota Irani përplaset me Parisin, dënon veprimet e dy diplomatëve francezë në Teheran 21 Korrik 2026, 19:4819:48Rajoni dhe Bota Gjashtë muaj paga për një udhëtim: Bonuset e egra të kompanive për Ngushticën e Hormuzit 21 Korrik 2026, 19:1519:15Rajoni dhe Bota

