Lajme Zone
Zbulohet nisma e re e BE-së për 4 vende kandidate, mes tyre edhe Shqipëria
PolitikëCNA

Zbulohet nisma e re e BE-së për 4 vende kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian po përgatit propozime që do t'u japin ka...

Bashkimi Europian po përgatit propozime që do t'u japin katër vendeve më të afërta me anëtarësimin në bllok një udhëzues të qartë për ta ndjekur hap pas hapi ndërsa vijojnë përgatitjen në rrugën drejt Unionit.

Dy zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian treguan për mediat europiane se aktualisht po shqyrtohen "udhërrëfyes" të synuar për katër vende, mes tyre edhe Shqipëria.

Mësohet se udhërrëfyesi që përfshin edhe Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë, synon të ndihmojë përpjekjet për të përshpejtuar procesin që vazhdon prej dekadash.

Katër vendet shihen si favorite për t'u bashkuar me BE-në dhe ndërsa Brukseli ka mbështetur prej kohësh ofertat e tyre për anëtarësim, udhërrëfyesit shënojnë herën e parë që shteteve do t'u jepen garanci dhe afate kohore të përcaktuara për përfundimin e negociatave./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.