Lajme Zone
Zbulohet ana e errët e Spiropalit/ Çupi: Mbuloi korrupsionin e familjes, ka fshehur disa vepra penale dhe ka dëmtuar vendin
PolitikëABC News Albania

Zbulohet ana e errët e Spiropalit/ Çupi: Mbuloi korrupsionin e familjes, ka fshehur disa vepra penale dhe ka dëmtuar vendin

Analisti Frrok Çupi ka bërë deklarata të forta ndaj deputetes Elisa Spiropali, duke e akuzuar se ka mbuluar korrupsionin e familjes dhe se beteja e saj politike lidhet me interesa personale.

Analisti Frrok Çupi ka bërë deklarata të forta ndaj deputetes Elisa Spiropali, duke e akuzuar se ka mbuluar korrupsionin e familjes dhe se beteja e saj politike lidhet me interesa personale.

Deklaratat e Çupit vijnë pas reagimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku drejtori Ilir Binaj sqaroi se Salarjon Totaj është kapur në evazion fiskal.

Në emisionin “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Çupi u shpreh se Spiropali është kthyer në një kundërshtare të vetë mazhorancës ku deri pak kohë më parë përfaqësohej. Sipas analistit, veprimet e saj politike kanë qenë të motivuara nga përpjekjet për të mbuluar problematikat që lidhen me familjen e saj.

“Është krejt e njohur tashmë. Është i njëjti portret i Spiropalit,. Spiropali nuk u shfaq thjesht si një lepur…Spiropali ishte sepse tashmë është një non sens,. Ishte një agresore e çdokujt që mund ti shfaqej para. U kthye në agresore të vetë stabilitetit të mazhorancës ku përfaqësohej. Është njeriu që vë maskën dhe futet në Parlament. Për të mbuluar korrupsionin e familjes së vet që sipas drejtorit të tatimeve është galopant. Mposhti detyrën që përfaqësonte dhe gjuajti me gurë selinë e PS. Spiropali mbuloi korrupsionin e familjes. Janë disa krime me radhe që i fsheh Spiropali. Këtë fenomen e kemi parë”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet