Lajme Zone
Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Sipas hetimeve, autorët e ndoqën Dobrën me automjete të marra me qira dhe më 8 korrik i prenë rrugën në zonën e Kroit të Suçit, ku e rrëmbyen dhe më pas e hodhën në liqenin e Shkopetit, bashkë me makinën e tij.

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë dinamikën e plotë të rrëmbimit dhe ekzekutimit të 23-vjeçarit Renis Dobra. Për Prokurorinë e Posaçme, plani i mirëorganizuar që vunë në jetë 3 vëllezërit Fation, Kristë dhe Aleksandër Bushgjokaj e Petrit Çakri tregon se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Siç deri më tani dihej, 3 vëllezërit nga Tropoja dhe Çakri e ndiqnin Dobrën me makina të marra me qira në Rinas e Yzberisht që i ndryshonin çdo ditë. Zanafilla e konfliktit dyshohet të kenë qenë çështje droge pasi Fation Bushgjokaj kishte deklaruar se me Dobrën kishte punuar më parë në Gjermani, por mosmarrëveshjet ishin sqaruar. LEXO EDHE:Ekskluzive/ SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj për Report Tv: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ai paguhet nga Serbia! 7 anëtarë të familjes sonë u ekzekutuan nga Berisha Megjithëse kanë shpresuar të mos pikaseshin, kamerat e sigurisë dhe sistemi GPS në automjete kanë dokumentuar lëvizjet e tyre në Burrel e Klos-Zenisht. Mbrëmjen e 8 korrikut të kaluar, ndërsa udhëtonin në makina të ndara, Petrit Çakraj dhe Kristë Bushgjokaj kanë vënë re te Ura e Matit, Benz-in e Dobrës. Nga aty, i janë vënë pas me mjetin e tyre Hyundai Santa Fe dhe paralelisht, kanë sinjalizuar dy të tjerët, Fation e Aleksandër Bushgjokajn që ishin në një Range Rover. Dy minuta para se ora të trokiste 22:00, Range i ka prerë rrugën makinës së Dobrës te Kroi i Suçit. Aty, 23-vjeçari është nxjerrë me forcë nga makina dhe është rrëmbyer me Range. Një prej autorëve ka marrë drejtimin e makinës së viktimës dhe tre automjetet kanë udhëtuar nga Burreli drejt Ulzës e Shkopetit. Siç ekspertiza provoi, Dobra është dhunuar dhe më pas mbytur me litar brenda në makinë, para se vrasësit t’i hidhnin në liqen. Trupi i tij u gjet buzë liqenit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Çakri ka dëshmuar më herët se nuk ka gisht në vrasjen e Dobrës pasi sipas tij, i kanë thënë të largohej në momentin që u futën në një makinë të tretë. Ai ka deklaruar se 3 vëllezërit e kishin marrë me vete për të kërkuar drogë në fshatra të Burrelit. Mbi 4 të pandehurit rëndojnë akuzat “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.” Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.181 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: 1. Fation Bushgjokaj2. Petrit Hoxha (Çakraj),3. Kristë Bushgjokaj4. Aleksandër Bushgjokaj Të katër të pandehurit akuzohen për veprat penale: “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.Procedimi është regjistruar për faktin penal të datës 8.7.2025, ku, sipas rezultateve të hetimit, Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj kanë kryer veprime të koordinuara me qëllim rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R.D.Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe të dhënave të pajisjeve GPS të automjeteve të marra me qira dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, është dokumentuar lëvizja e të pandehurve në qytetin e Burrelit dhe në aksin rrugor Klos–Zenisht, në kërkim të viktimës. Sipas hetimit, pranë vendit të quajtur “Ura e Matit”, shtetasi R.D. është pikasur në automjetin e tij Benz dhe është ndjekur nga automjeti Hyundai Santa Fe, në të cilin ndodheshin Petrit Hoxha (Çakraj) dhe Kristë Bushgjokaj. Këta provohet se kanë sinjalizuar Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër, Range Rover.Ndjekja ka vijuar deri në vendin e quajtur “Kroi i Suçit”, ku rreth orës 21:58, provohet se automjeti Range Rover i ka bllokuar rrugën viktimës. Sipas rezultateve të hetimit, R.D. është nxjerrë forcërisht nga automjeti i tij dhe nën dhunën e autorëve, është futur në automjetin Range Rover. Më pas të tre automjetet kanë ecur njëri pas tjetrit nga qyteti i Burrelit në drejtim të Ulzës dhe Shkopetit, ku provohet se është dhunuar dhe më pas i është shkaktuar vdekja shtetasit R.D. nga autorët e veprës penale. Kjo vërtetohet edhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor.Sipas hetimit, më pas automjeti i viktimës, së bashku me trupin e tij, është hedhur në drejtim të ujërave të liqenit të Ulzës, me qëllim fshehjen dhe zhdukjen e tij. Nga analiza e lëvizjeve të automjeteve, këqyrja e kamerave pranë vendngjarjes, pajisjeve GPS, tabulateve telefonike dhe të dhënave të nxjerra nga pajisjet telefonike të personave nën hetim, është arritur në përfundimin se plani për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasit R.D ka qenë i strukturuar dhe i koordinuar, duke e kryer veprën penale në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: spak Renis Dobra Vrasja e Renis Dobres GJKKO Fation Bushgjokaj Petrit Çakrri kriste bushgjokaj Aleksander Bushgjokaj Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 4190 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?