Edi Rama Edi Rama ka shënjestruar sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste “armiqtë” brenda radhëve të partisë, duke kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, avokatit të Erion Veliajt. Mësohet Spiropali ka replikuar me kryeministrin, ndërsa Ndreca nuk ka qenë i pranishëm. Rama ka mbajtur një qëndrim tjetër ndaj Veliajt, i cili më herët kishte kërkuar mocion mosbesimi ndaj tij, duke deklaruar: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”. Edi Rama ka nisur spastrimet në PS, duke 'prerë' dy kokat e para në radhët e socialistëve. Kryeministri ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura së Asamblesë Kombëtare në Gjirin e Lalzit.
Mësohet se Rama ka kërkuar që përjashtimi i Spiropalit të hidhet në votim. Gjatë diskutimeve, ajo ka replikuar gjithë kohës me kryeministrin.
Kryesocialisti ka kërkuar gjithashtu përjashtimin e Plarent Ndrecës, i cili është avokat i Erion Veliajt. Ndreca nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen ku është propozuar përjashtimi i tij.
Ndërkohë, Rama ka mbajtur një qëndrim tjetër ndaj Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim dhe më herët i kishte kërkuar Asamblesë të niste procedurën statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së.
“Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”, mësohet të ketë deklaruar Rama për Veliajn. Mbetet vendimi final i Asamblesë së PS për kërkesën e kryeministrit, që sigurisht nuk do ketë surpriza. Po ashtu, ddër të tjera Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Asamblesë se PS nuk është mburojë për asnjë individ që përballet me drejtësinë. Rama mbajti qëndrim edhe sa i përket paraburgimit të Erion Veliajt, të cilin e cilësoi sërish absurd dhe një çështje që prek demokracinë. Sipas tij, është e papranueshme që një kryetar bashkie i zgjedhur të mbahet në paraburgim, ndërkohë që argumentohet se nuk mund të zëvendësohet për shkak se vijon të jetë në detyrë.
“E kush ka një problem me drejtësinë e ka problem të vetin, me avokatët e vet. Unë dhe PS nuk bëjnë avokatinë e askujt”, deklaroi Rama. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama i përgjigjet Veliajt: Burimet në Tiranë janë kundër nesh për një mijë e një arsye 14 Nëntor 2026, 12:1712:17Politike “I shkulën gurët e bulevardit dhe hodhën molotovë”/ Rama nga Asambleja e PS: Tani është koha të flasim ne 14 Nëntor 2026, 12:1412:14Politike Goditjet e drejtësisë brenda PS-së, Rama: Askush nuk është i paprekshëm! 14 Nëntor 2026, 12:0512:05Politike Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër Qeverisë si sulm ndaj Shqipërisë 14 Nëntor 2026, 12:0312:03Politike "Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian", Rama krahason Shqipërinë e sotme me vitin 2013: Në spitale lëviznin me biçikleta! 14 Nëntor 2026, 11:5611:56Politike “Protestat e dhunshme kundër rrugëtimit drejt BE”, Rama nga Asambleja e PS: Politika të shohë përtej tymit 14 Nëntor 2026, 11:4811:48Politike

