Lajme Zone
Zbardhet agjenda e Berishës në Strasburg
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhet agjenda e Berishës në Strasburg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Strasburg, ku gjatë kësaj të hëne do të marrë pjesë në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Strasburg, ku gjatë kësaj të hëne do të marrë pjesë në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në orën 11:30, Berisha pritet të zhvillojë një takim me delegacionin e Kosovës. Më pas, në orën 15:30, kryetari i PD-së do të mbajë fjalën e tij në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë qëndrimit në Strasburg, Berisha do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane (PPE). Vizita e tij zhvillohet në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku në fokus janë çështje të lidhura me zhvillimet europiane dhe rajonale.