Lajme Zone
Zbardhen emrat e të plagosurve në Elbasan/ Autori hodhi armën dhe iku me vrap, u ndoq nga një oficer jashtë shërbimit
TeknologjiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhen emrat e të plagosurve në Elbasan/ Autori hodhi armën dhe iku me vrap, u ndoq nga një oficer jashtë shërbimit

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku tre persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në ambientet e brendshme të një lokali.

Tre persona mbetën të plagosur pas një konflikti të armatosur në një lokal në Elbasan, ndërsa autori u largua nga vendngjarja pasi hodhi armën gjatë ndjekjes nga një oficer policie jashtë shërbimit. Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku tre persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në ambientet e brendshme të një lokali.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në lagjen "Vullnetari", ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre shtetasve.

Të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç dhe Renaldo Mançe, 31 vjeç. Sipas policisë, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të arratiset në thellësi të lagjes. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi policia. Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3 persona

20 Korrik, 20:59 policia e shtetit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Zbardhen detaje nga plagosja me armë në Elbasan, konflikti mes adoleshentëve degjeneroi në të shtëna 20 Korrik 2026, 21:1721:17Kronike Presion ndaj Zelenskyt, në Ukrainë shtohen thirrjet për shkarkimin e komandantit të ushtrisë 20 Korrik 2026, 21:0921:09Kronike Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3 persona 20 Korrik 2026, 20:5820:58Kronike Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën një shqiptar, një tjetër plagoset rëndë 20 Korrik 2026, 19:2719:27Kronike Rrëmbyen dhe dhunuan të riun për qiranë e papaguar të dy makinave, arrestohen 3 persona në Lezhë 20 Korrik 2026, 15:3515:35Kronike Aksident i rëndë në Gramsh, automjeti del nga rruga dhe rrokulliset disa herë; plagosen dy persona 20 Korrik 2026, 14:5014:50Kronike