Lajme Zone
Zbardhen detaje nga shpërthimi në Kamëz/ Lënda plasëse në derën e 36-vjeçarit, dyshohet se ishte mesazh paralajmërues
KulturëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhen detaje nga shpërthimi në Kamëz/ Lënda plasëse në derën e 36-vjeçarit, dyshohet se ishte mesazh paralajmërues

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur në derën e banesës së Mariglen Lalës, 36 vjeç, në Kamëz. Hetuesit dyshojnë se vendosja e lëndës plasëse ka pasur si qëllim paralajmërimin ose dërgimin e një mesazhi ndaj 36-vjeçarit, ndërsa motivet e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur në derën e banesës së Mariglen Lalës, 36 vjeç, në Kamëz. Hetuesit dyshojnë se vendosja e lëndës plasëse ka pasur si qëllim paralajmërimin ose dërgimin e një mesazhi ndaj 36-vjeçarit, ndërsa motivet e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sipas hetimeve, e kaluara e Lalës është një nga pistat që po shqyrtohet nga policia për të zbardhur autorët dhe motivin e ngjarjes. 36-vjeçari është liruar nga burgu pak kohë më parë, pas përfitimit nga amnistia e fundit penale. Ai rezulton të jetë dënuar më herët për një sërë veprash penale, mes tyre vjedhje, plagosje dhe mashtrim. Policia po verifikon nëse e kaluara kriminale e 36-vjeçarit mund të ketë lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në derën e banesës së tij. Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:35 në rrugën “Rozafa”, në Bathore. Nga ngjarja u shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kamez shperthim