Lajme Zone
Zbardhen debatet/ Rama pranon çarjet në parti dhe ‘godet’ Sallën me Lamallarin; përplaset keq me Braçen
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhen debatet/ Rama pranon çarjet në parti dhe ‘godet’ Sallën me Lamallarin; përplaset keq me Braçen

Sipas burimeve nga mbledhja, Rama ka pranuar se qeverisja po përballet me një shkëputje nga opinioni publik, ndërsa ka kërkuar që socialistët të ndalin konfliktet e brendshme, të cilat, sipas tij, po dëmtojnë vetë Partinë Socialiste.

Mbledhja e PS sot Mbledhja e përbashkët e qeverisë me grupin parlamentar është shoqëruar me tensione dhe përplasje. Kryeministri pranoi se ekziston një hendek mes qeverisjes dhe qytetarëve, ndërsa kërkoi fundin e konflikteve të brendshme në Partinë Socialiste. Mbledhja me dyer të mbyllura mes qeverisë dhe grupit parlamentar socialist nuk ka kaluar pa tensione. Përtej reflektimeve publike të kryeministrit Edi Rama mbi protestat e ditëve të fundit, diskutimet në sallë janë shoqëruar me kritika të forta ndaj ministrave, thirrje për vetëreflektim dhe një përplasje të ashpër me deputetin Erion Braçe.

Sipas burimeve nga mbledhja, Rama ka pranuar se qeverisja po përballet me një shkëputje nga opinioni publik, ndërsa ka kërkuar që socialistët të ndalin konfliktet e brendshme, të cilat, sipas tij, po dëmtojnë vetë Partinë Socialiste.

Në fjalën e tij, kryeministri nuk kurseu kritikat ndaj disa anëtarëve të kabinetit. Ai shprehu pakënaqësi për mënyrën se si Ministria e Brendshme e Besfort Lamallarit ka menaxhuar protestat e fundit, ndërsa solli edhe shembullin e një qytetari që kishte pritur tre vite pa marrë përgjigje për një kërkesë investimi, duke e përdorur atë si argument për të kritikuar punën e Ministrisë së Bujqësisë të drejtuar nga Andis Salla.

Por kritikat nuk u ndalën vetëm te qeveria. Rama iu drejtua edhe deputetëve, duke u kërkuar të flasin hapur në mbledhje për problemet që, sipas tij, diskutohen vetëm në biseda informale.

"Thuajini këtu ato që diskutoni nëpër tavolina", mësohet t'u ketë thënë deputetëve kryeministri.

Një nga momentet më domethënëse të mbledhjes ishte rikthimi i Ramës te fenomeni që ai e cilësoi si "lufta e bërrylave" brenda Partisë Socialiste. Ai paralajmëroi se përplasjet mes socialistëve po dëmtojnë jo vetëm imazhin e partisë, por edhe pozicionin politik të secilit prej tyre.

"Të gjithë duhet ta kuptojnë se sulmet mes njëri-tjetrit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ulin aksionet e ndërmarrjes sonë të përbashkët, e kësisoj edhe aksionet e secilit prej jush", mësohet të ketë deklaruar Rama gjatë mbledhjes.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur vetë kryeministri, në daljen publike pas mbledhjes, pranoi se ekziston një çarje mes qeverisjes dhe opinionit publik, duke argumentuar se kjo është arsyeja pse nevojitet një qasje e re ndaj qytetarëve.

Megjithatë, mbledhja mori një kthesë tjetër pas ndërhyrjes së deputetit Erion Braçe. Burime nga grupi parlamentar bëjnë me dije se Braçe ngriti shqetësimin për mënyrën se si miratohen emërimet në Kuvend, duke thënë se deputetëve u kërkohet të votojnë kandidatura pa u njohur më parë me to, pa diskutim dhe pa informacion mbi meritën apo eksperiencën e kandidatëve.

Si shembull ai solli një emërim në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku, sipas tij, vetëm pas votimit u mësua lidhja familjare mes dy personave të zgjedhur nga Kuvendi. Braçe tha se e njëjta praktikë ndiqet edhe për borde e komisione të tjera.

Fillimisht Rama iu përgjigj duke theksuar se përgjegjësinë për emërime të tilla ua kishte deleguar vetë deputetëve dhe se nuk kishte ndërhyrë në proces. Por debati nuk u mbyll aty.

Braçe këmbënguli në kritikat e tij, ndërsa diskutimi u përshkallëzua në një përplasje verbale me tone të larta mes tij dhe kryeministrit.

Sipas burimeve, Rama i është përgjigjur deputetit me fjalët: "Boll se ngelëm duke të përkëdhelur ty."

Përplasja u ndërpre vetëm pas një pushimi të kërkuar nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla. Pas rifillimit të mbledhjes, Erion Braçe zgjodhi të largohej në mënyrë demonstrative, duke mos marrë më pjesë në vijimin e diskutimeve.

Tensionet e së premtes tregojnë se, përtej sfidave që kryeministri pranoi publikisht në raport me qytetarët, Partia Socialiste po përballet edhe me pakënaqësi dhe debate të brendshme, të cilat vetë Rama i përshkroi si një "luftë bërrylash" që, sipas tij, po dëmton partinë dhe qeverisjen.ps grupi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike ILDKP dhe deputetët, në pazar për të mos prekur pasuritë! 24 Korrik 2026, 20:4720:47Politike Protestuesit i përgjigjen Ramës: S'ka besë për ty, pas dorëheqjes të pret burgu! 24 Korrik 2026, 20:1320:13Politike A hoqi dorë Rama në minutën e fundit nga lëvizjet në qeveri? Peleshi ndryshon sërish axhendën e Kuvendit 24 Korrik 2026, 19:3419:34Politike Bie propaganda e algoritmit, si Rama përdori dhjetëra profile të rreme për të amplifikuar fjalimin 24 Korrik 2026, 18:3918:39Politike Boçi: Rama përdori dhimbjen e një nëne për sulm politik 24 Korrik 2026, 18:2118:21Politike Pushteti zgjodhi nënën e gabuar për të bërë politikë! 24 Korrik 2026, 18:0118:01Politike