Zana Spahiu ka dalë kandidatja më e vlerësuar në procesin e intervistimit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).Siç mëson Telegrafi, në rezultatet e vlerësimit nga anëtarët e Bordit të RTK-së, Spahiu ka grumbulluar 90.7 pikë, duke u renditur e para mes gjashtë kandidatëve që iu nënshtruan intervistës të dielën, më 13 korrik. Në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm ishin Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arber Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hzi.Pas përllogaritjes së pikëve të dhëna nga nëntë anëtarët e bordit, rezultatet janë si më poshtë:Zana Spahiu – 90.7 pikë;Arber Geci – 82.7 pikë;Lorik Arifaj – 67.6 pikë;Hysen Hzi – 65.7 pikë;Antigona Baxhaku – 61.1 pikë;Nexhmedin Spahiu – 61.1 pikë.Megjithatë, emërimi i drejtorit të përgjithshëm nuk është përmbyllur ende. Bordi i RTK-së pritet të votojë për kandidatin fitues në mbledhjen e radhës.Zana Spahiu aktualisht ushtron detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim edhe nga Bordi i RTK-së, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare.

