Lajme Zone
Ylli Pjetërnikaj kandidati i 3-të për kryeprokuror, afati mbyllet më 1 gusht
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Pjetërnikaj kandidati i 3-të për kryeprokuror, afati mbyllet më 1 gusht

Në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është shtuar një tjetër kandidaturë. Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar aplikimin e tij, duke e çuar në 3 numrin e kandidatëve që kanë shprehur interesin për këtë pozicion.

Në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është shtuar një tjetër kandidaturë. Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar aplikimin e tij, duke e çuar në 3 numrin e kandidatëve që kanë shprehur interesin për këtë pozicion. Përpara tij kishin dorëzuar kandidaturën për prokurorin e ri të përgjithshëm, Rovena Zoto dhe prokurori i SPAK Adnan Xholi. Afati për dorëzimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm përfn më 1 gusht, në orën 00:00. Pas mbylljes së aplikimeve, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të kenë afat deri më 14 gusht për të verifikuar kandidatët dhe për të përcaktuar se cilët prej tyre plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.