Lajme Zone
Ylli Pata: Revolucioni, me virusin e sistemit të vjetër?
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Pata: Revolucioni, me virusin e sistemit të vjetër?

Revolucioni i flamingove e nisi me Zvërnecin, që është kauza e parë dhe me e rëndësishmja e saj. Pasi kontestonte një akt që e quajnë ideologjik. Dhënien e së zhvillimit të territoreve për oligarkët siç i quajnë.

Në vigjilje të guerriljes para Parlamentit, revolucioni i mbetur i flamingove po celebron në mediat aleatë të ngushtë, jubileun e 100 ditëve. Një gur kilometrik realisht i rëndësishëm për një lëvizje, ku përveç festës së konsistencës, ja vlen edhe diskutimi e reflektimi për një zhvillim politik që e ka kapluar Shqipërinë e 2026-s. Në entuziazmin e 100 ditëve, njerëzit e revolucionit i kanë shprehjet të gatshme; rrëzuam mitin, vramë frikën dhe kthyem shpresën. LEXO EDHE:Pas një muaji pushim, nesër nis sesioni i ri parlamentar! Deputetët ‘mirëseardhje’ me protesta Ka shumë gjasa që të vijojnë furçat vetëlavdëruesve për të rritur pak vetëvlerësimin e një fenomeni, i cili u nis për të qenë revolucion epokal. Të ndryshojë sistemin. Sistem, që në Shqipërinë aktuale nuk është më rrëzimi i komunizmit, regjimit një partiak të Partisë së Punës, por është një përmbysje e statusquo-së politike të postkomunizmit. Një referencë që është diskutuar prej vitesh, megjithëse nuk e ka pasur vëmendjen e duhur për një debat në mënyrë të shteruar. Megjithatë thelbi është pak a shumë i qartë; të ndryshojmë statusquonë e vjetër politike, të krijomë një sistem të ri të kontraktimit publik të burimeve natyrore, të ringremë një shtet social që klasa politike postkomunizte e shkatërroi edhe në konvept. “Individi i fortë e shteti i dobët”, ishte sllogani i Sali Berishësn ë 1992-shin, ku gëluan çakallët e kapitalizmit pa pyetur se në pyll ka edhe gjallesa më të buta e të pambrojtura. Ka një dialog interesant në “Qortimet e Vjeshtës”, ku i ati i Kujtim Stefit(që luan Qemal Stafën), i cili ishte një republikano filoqemalist, i vjen keq të birin se po lodhet për të lexuar Volterin, Rusonë, Roberspierin. I biri ja kthen: Më shumë baba, më shumë: Marksin, Engelsin, Leninin e Stalinin! Koncept që më pas e konkretizon me esenë e famshme që atëherë quhej hartim: “Një botë re po shembet, një e re po ngrihet gërmadhash”. Ky ishte revolucioni, përmbysja e një sistemi klientelist klasash të merimangosura me një realitet që kërkon shkundje, heqje merimangash, patrim, stukim, lyerje, e ndonjë rinovim të interiorit. Këtë “revolucion” çdo familje shqiptare e bën në çdo sezon. Nuk është gjë e panjohur. Mirëpo revulucionarët nuk vijnë me një ide përmbysëse, por vetëm me atavizmin e vjetër të qeverisë teknike, që në Shqipëri njihet si supa e vjetër e Sali Berishës e 2017-s, 2019-s e me radhë. Revolucioni i 1968-s, i cili ishte një nga më të fundmet lëvizje të vrullshme në Perëndim, edhe pse ka skeletet e tij në dollap, solli gjëra të mëdha. Padyshim ndryshoi edhe qeveri me anë të zgjedhjeve, por në fillim solli fitoret e të të drejtave; nga divorci te aborti, nga të drejtat e grave te ato të komuniteteve identitare. Ai revolucion ka sjellë shumëçka në Europë, pasi u shoqëria me përmbysje politike e konstitucionale. Por në radhë të parë, ai revolucion ishte fuqizim i demokracisë, betonim i shtetit ligjor dhe rritje e penetrimit qytetar në vendimin e pushteteve. Revolucionet e mëdha, ose edhe të vegjël le t’i quajmë, kanë nisur nga ideja, filozofia, koncepti i një shoqërie të re qoftë utopike, qoftë realiste. Këto ide e bëjnë më të ndezur debatin, fusin në debat më përfshirje, e krijojnë konfrontimin e duhur për të gjetur të mesmen e artë. Revolucioni i flamingove e nisi me Zvërnecin, që është kauza e parë dhe me e rëndësishmja e saj. Pasi kontestonte një akt që e quajnë ideologjik. Dhënien e së zhvillimit të territoreve për oligarkët siç i quajnë. E braktisën këtë kauzë sepse pranuan kompromisin e franchise-s shqiptar të flamingove. Zvërneci dhe kauza e së drejtës ambjentale është një kauzë, por që e kanë grupet e partitë e majta ambjentaliste në Europë. Të cilët njëjtë sin ë Shqipëri, edhe në Greqi e Itali akuzojnë Izraelin se po i merr tokat. Ndoshta nuk ngjit, por është kauzë. Megjithatë në këto vende debate mbi tema të tilla bëhet shumë i gjallë dhe i fortë, ku e majta amjentaliste akuzohet si një komponent i kulturës woke dhe cancel culture, pra si një pjesë e establishmentit apo e sistemit aktual. Deri tani fytyra e revolucionit të flamingove nuk ka ardhur as në nivelin e Volterit as te profesoritit të politologjisë së universitetit që shpërndan doktoratura për politikanët. Është në nivelin e “profesorëve” të irrituar me sistemin, por së paku deri tani nuk na kanë folur për sistemin e ri. Nesër, prioriteti është veza e 100 ditëve, si një vulë e këtij revolucioni. Të cilën pjestarët e sistemit që AFT i zbythi në Saxoni ja hodhën Joshka Fisherit në 1999 se bombardoi Serbinë e Slobodan Milosheviqit…/TemA SI.E./Shqiptarja.com TAG: ylli pata protestat kunder qeverise Kuvend 8 shtator 2026 zvernec Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.3% Magjistratëve 13.8% Nuk e di 4.8% Vota total: 702 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?