Lajme Zone
Ylli Pata: Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë ‘i lundrueshëm’
PolitikëReport TV

Ylli Pata: Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë ‘i lundrueshëm’

"E majta që po lind nga gërmadhat e revolucionit të flamingove nuk është një grup thjesht local, por një organizim i madh, me financime të mëdha ndërkombëtare e natyrisht me mbështetje mediatike të fuqishme."

Sali Berisha ka qenë viktima e parë e revolucionit të Flamingove, ku shumë personazhe që i janë kundërvënë me kohë atij, thanë se i morën sheshin. Në të vërtetë ja morën, e lanë në të thatë, madje edhe rrezikuan që ta ekzekutonin politikisht si një subject jo relevant. Por siç i pamë zhvillimet, qoftë për aftësi të Berishës, qoftë për dobësi të flamingove, ata u detyruan të marrin borxh, me qera, me shërbim, apo të tjera, struktura e njerëz të PD-së në protestat e përditshme. LEXO edhe...Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë Skena e revolucionit të flamingove nuk është gjë tjetër veçse një betejë për t’i marrë Sali Berishës tezën apo kartën e revolucionit permanent. Opozita e re që kërkon të përfitojë nga Flamingos, është qartë se nuk i përket së djathtës, pasi është një formacion i së majtës radikale. E cila revolucionin permanent e ka një tezë thelbësore të politikës së saj. Pasi nuk ka një alternativë për, por një narrativë kundër, që e gjen herë pas herë, sipas zhvillimesh të ndryshme. Ndryshe nga Sali Berisha, ka mendjet e mjetet më të evolvuara për ta bërë tezën e revolucionit më atraktive sesa logjika ataviste e molotovëve të shekullit të shkuar. E majta që po lind nga gërmadhat e revolucionit të flamingove nuk është një grup thjesht local, por një organizim i madh, me financime të mëdha ndërkombëtare e natyrisht me mbështetje mediatike të fuqishme. Kjo e majtë, jo më kot po promovohet e do të vijojë të promovohet në mediat e mëdha ndërkombëtare si një klasë politike që po i kundërvihet oligarkisë botërorë, përkatësisht familjes Trump. Në gazetat ku dalin fytyrat dhe emrat e eksponentëve të flamingove shqiptarë nuk është Qori, as Redi Muçi, por emra të cilët nuk jetojnë në Shqipëri. Janë pjesë të strukturave të Revolucionit permanent Europein. Këta emra deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të hyjnë në listën prioritare, pasi sipas të gjitha gjasave kjo hapësirë do të zihet për periushën pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kur vendi do të ketë eurodeputetët e tij në Strasburg. Ku natyrshëm e majta radykale europiane, e cila është një forcë e rëndësishmë, edhe pse jo ende mazhoritare, synon të ketë reflektimet e saj edhe në vendet e reja. Kjo e majtë, e cila nuk është një forcë e vogël e lokale, por e rëndësishmë, e lidhur me struktura politike, sindikale dhe fiancniare botërore, sidomos me të majtën amerikane. Kjo e majtë, synon të marrë kontrollin e revolucionit permanent në Shqipëri. Në këtë aspekt, kjo forcë do të jetë një opozitë e fortë ndaj partive tracicionale. Kështu që Sali Berisha, është i detyruar të zbutet, të behet një lum i lundrueshëm politik, pasi revolucionin ja kanë marrë mjeshtrat, të cilët edhe kanë financuar e mbështetur së paku 80 ditë protesta./ Tema R.Xh/ReportTv.al sali berisha ylli pata protestat kunder qeverise proteste Tirane opozita mazhoranca PS PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.4% Social media 16.9% Vota total: 2439 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?