Lajme Zone
Ylli Pata: Flamingot-pjesa e dytë, si po konturohet partia e revolucionit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Pata: Flamingot-pjesa e dytë, si po konturohet partia e revolucionit

Këto ditë media të rëndësishme europiane të konsideruara si “liberale” po risjellin Flamingo Revolution në skenë, si një prolog vjeshtor. Sllovenia, aty ku ndodhet laboratori i filozofëve arqiomarksistë që ka nxjerrë Albin Kurtin si produkt, është kthyer në qendrën mediatike të publikimit të Kapitullit të dytë të Revolucionit të Flamingove.

Tentativat për krijimin e një partie të majtë të tipit revolucionar kanë nisur që herët, madje brenda gjirit të mazhorancës qeverisëse të Edi Ramës. Pikërisht kur nisi aksioni i protestave për armët kimike. Ishte LSI-ja e Ilir Metës, e cila së bashku me eksponentë të vjetër e të rinj të PS-së, planifikuan si fillim marrjen e kontrollit të PS-së. Zgjedhjet e 2017-s, siç dihet tashmë dogjën planin A, por jo projektin e çarjes brenda së majtës, e cila është në të vërtetë ploja bazë për të rrëzuar socialistët nga pushteti. LEXO EDHE:Protesta në ditën e 59-të, akuza policisë për tubimin te parlamenti: Reagim jo proporcional! ‘Grisin’ kontratën me Ramën Monika Kryemadhi, pas zgjedhjeve të 2017-s, kur Edi Rama mori i vetëm qeverinë pa asnjë aleat tjetër, deklaroi se shumë shpejt ata do ta rrëzonin Ramën dhe do të vendosnin një qeveri teknike të drejtuar nga një socialist të vjetër. Loja ishte përdorimi i Tik Llallës për plojën “Tahiri” dhe zgjatjen e mandatit të tij deri në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë. As ky plan nuk eci, kështu që pati një lloj pushimi aktiv deri në verën e vjeshtën e vitit 2018 kur nisën protestat studentore. Ishte pikërisht kjo koha e planit strategjik, kur shikoje në fushë forca të reja aktive, të cilët po zbatonin taktikat guerile të Vetëvendosjes. Shënjestra u caktua ministrja e Arsimit e kohës Lindita Nikolla, e cila ishte viktima e parë e gjuajtjes me lëndë ushqimore. Drejtuesi i këtyre grupeve ishte Arlind Qori, i cili në atë kohë paraqitej si pedagog dhe mendimtar i pavarur në diskursin publik nëpër media të ndryshme. Kur shpërthyen protestat studentore, Qori ishte natyrshëm një nga protagonistët më të rëndësishëm, e çdo zhvillim sillte si mundësi krijimin e një partie të re. Ai ishte momenti i artë për të sjellë në skenën politike shqiptare një forcë të freskët, të re, reactive, që sipas të gjitha gjasave do të kishte efekt të menjëhershëm. Ka shumë personazhe që kanë qenë pranë këtyre lëvizjeve që flisnin për një krijim të shpejtë të forcës së re. Gjë që nuk ndodhi, sipas gjasave, të frenuara nga faktorë më të mëdhenj, të cilët ishin pranë në këshilla, financa e mbështetje të ndryshme; që nga logjistika në qarqe ndërkombëtare. Dy faktorët që e ndaluan këtë zhvillim duket ishin Albin Kurti dhe Ilir Meta, të cilët patën një afrim jo demonstrative duke u afruar zgjedhjet e 2019-s dhe 2021-shit. Megjithatë kjo kimi shikohej më shumë në temat që hidheshin në panele dhe aktorët mediatikë që përfshiheshin në betejë. Njerëzit që mbronin më shumë Ilir Metën mediatikisht, u bënë edhe partizanët e rinj të Albin Kurtit. Duke nxjerrë në 2019 temën e famshme të shitjes së territoreve. Ku krejt pa e kalkuluar u fut edhe Ramush Haradinaj, që politikisht mori më pas konseguenca të rënda politike zgjedhje pas zgjedhjesh. Por duke u kthyer tek protestat e 2018-s; ndryshimi i qeverisë së Edi Ramës, pra ministrat e larguar dhe personazhet e sjellë në kabinet, nëse analizohen mirë, vizatohet qartësisht lufta e vjetër e Albin Kurtit me Edi Ramën. Fjaskoja e 2021-shit për Albin Kurtin në zgjedhjet parlamentare ishte një goditje e rëndë, ku si pasojë u la në fjetje plani i partisë së revolucionit, për tu riaktivizuar ditët e sotme. Ku, duke ju referuar shprehjes së Edi Ramës ka një “përputhje yjesh” të disa faktorëve të majtë ndërkombëtarë për ta risjellë në skenë planin e vjetër të Albin Kurtit. I cili duket qartë që është proxy më i madh i kësaj ploje, së bashku me detashmentin e grupeve të armiqve dhe kundërshtarëve të Edi Ramës. Këto ditë media të rëndësishme europiane të konsideruara si “liberale” po risjellin Flamingo Revolution në skenë, si një prolog vjeshtor. Sllovenia, aty ku ndodhet laboratori i filozofëve arqiomarksistë që ka nxjerrë Albin Kurtin si produkt, është kthyer në qendrën mediatike të publikimit të Kapitullit të dytë të Revolucionit të Flamingove. Ndërkaq, ky laborator i veshur me emrin e një institute studimor, për të cilin ka pasur zëra se financohet nga donatorë nga Lindja e Mesme, dekoroi Ilir Metën, pikërisht pas publikimit të videos së famshme me Dritan Priftin. Pikërisht nga Lubjana, ku po gatuhet seria e dytë e filmit me flamingo, ka nisur një promovim mediatik të protagonistëve të revolucionit të Shqipërisë. Ku paraqiten qartësisht personazhe që janë qartësisht të majtë dhe pjesë e rrjetit European, ku bën pjesë dhe Albin Kurti. Francezja Le Monde ka promovuar disa personazhe të rinj, që sipas gjasave krijojnë një efekt në opinion, e japin të gjitha indicjet e një lancimi të një forcë të majtë. Mungesa e Arlind Qorit në këto shkrime provokuese tregon sipas gjasave një plan të ri politik nga këto qendra, padyshim sipas indikacioneve që shkojnë nga Prishtina në Lubjanë e më pas në këto qarqe mediatike që po promovojnë të majtën e re. E cila në shtator pritet të publikojë më në fund fytyrën dhe emrat e saj, ku do të ketë gjithashtu fytyra të njohura, që kohët e fundit kanë dalë herë pas here. Megjithatë protagonistët që më shumë citohen nuk janë të rinjtë, por emra të njohur mediatike amjtistë, ku Fatos Lubonja pritet të jetë një nga udhëheqësit apo ideologët kryesorë. i cili në një intervistë në gazetën më e madhe sllovene, sulmon përfaqësuesen e Sllovenisë në qeverinë e BE-së, komisioneren Marta Kos meqë po përkrah Shqipërinë. Linjë që tregon pikërisht linjën e flamingove që synon të hyjë fort në revolucionin e tetorit./TemA P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise ylli pata Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.8 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29% Nuk e di 6.7% Vota total: 7283 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?