Lajme Zone
Ylli Pata: Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!
PolitikëShqiptarja

Ylli Pata: Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

Sot që gjërat kanë ardhur në rendin normal, ku në një vend të NATO-s nuk mund të rrëzosh një qeveri të ardhur me votë nëpërmjet dhunës, vijon një retorikë tjetër. Ajo e justifikimit të diegies me anatagonizmin politik ndaj qeverisë, mazhorancës socialiste dhe Edi Ramës.

Roma, Perandoria më e madhe dhe e lavdishme e botës sot nuk ekziston më, por historia dhe trashëgimia e saj është e përjetshme. Institucionet e saj janë referime për botën perëndimore, ndërsa ngjarjet kulmore të saj kanë ushqyer ndër vite shkrimtarët e artistët më të njohur të të gjitha kohrave. Deri në rënien e saj, Roma ka pasur shumë shtetarë, senator e perandorë, por bota mban mend pak prej tyre. Mbahet mend Çezari i madh, vrasësit e tij, Bruti e Cassiusi, mbrojtësit e tij Marcantoni e Octaviani që u bë Perandori i parë, mbahet mend Kostandini që shpalli krishtërimin si fe zyrtare dhe ndau Romën në dy pjesë. Ndërkohë ngjarjet që kanë mbetur më shumë si gjurmë e ndërgjegjes historike të Romës së madhe janë “Il Saçi di Roma”, përkatësisht djegiet e saj. Të cilët kanë qenë disa, e konsiderohen edhe sot si ngjarjet që kanë shkaktuar më shumë vragë në trupin e qytetit të përjetshëm, por më tepër në jetën e njerëzve të saj. LEXO EDHE:Kërkesa e Veliajt për Komision Hetimor/ Kthupi: Qëndron ligjërisht, duhej bërë më herët! Avokati: Ka kapur momentin për të dhënë mesazhin që Rama i ka ‘lidhur këmbët’ institucioneve Pasi një diegie nuk është vetëm një zjarrvënie, është një akt vandal, barbar, është një gjuhë e qartë kundrejt qytetarëve të tjerë. “Digje, digje”, është refreni barbar i stinës së frikshme që e ka tulatur jo vetëm Tiranë por edhe vendin prej njerëzve që arsyeja u kishte ikur për lesh. E kujtuan se deti u bë kos dhe ferra kishte marrë uratën. Sot që gjërat kanë ardhur në rendin normal, ku në një vend të NATO-s nuk mund të rrëzosh një qeveri të ardhur me votë nëpërmjet dhunës, vijon një retorikë tjetër. Ajo e justifikimit të diegies me anatagonizmin politik ndaj qeverisë, mazhorancës socialiste dhe Edi Ramës. E gjitha kjo nuk është aspak gjë e re, pasi prej vitesh ka një pjesë që përdor zjarr e hekur kundër Edi Ramës dhe kryeministrisë. Që nga 2017-a, 2019-a, 2021-I e me radhë me radhë. Por këtë herë përveç këpurdhës së kryeministrisë apo dyerve të selisë më të rëndësishme të shtetit, u kthyen të djegin qytetin, si një shenjë force, se siç e thanë vetë: “nuk janë brezi i patatinave, por gjenerata e urnave dhe piromanëve”. Është pikërisht kjo vulë, kjo markë që do të shënojë politikisht të gjithë protagonistët, por edhe përkrahësit e kësaj barbarie që do t’i shoqërojë në zgjedhjet e ardhshme. Madje edhe nëse sjellin ndonjë djalë të qetë e të mirë, të cilit pyetja që do t’i serviret në fushatë, do të jetë: Ç’mendon për djegien e Tiranës!/Tema U.D U.D Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise Tirane ylli pata Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.1% Vota total: 3386 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?