Revolucion është sllogani që përdoret rëndom në protestat e flamingove që prej kohës kur revolucioni ishte perceptim. Megjithatë kjo frazë nuk se është një risi në fjalorin public shqiptar; jo vetëm përdoret shumë, port ë themi të drejtën keqpërdoret. LEXO edhe...REPLIKAT/ Akuzat për mbylljen e llogarive të protestuesve, përplasje Rama-Demokratët Europianë! Kryeministri: S’kemi lidhje, insinuata të turpshme! EDP: Kërkuam transparencë Revolucioni nuk është as linear e as nuk është i metruar, megjithatë është gjë serioze. Revolucion quhet edhe ai francezi i Robersperre, edhe ai Amerikani i George Washingon-it si dhe ai Bolshevik i Leninit, Trockit dhe Stalinit. Por Revolucione ishin edhe ato të Fidelit e Che Guevara-s, e shokëve të tyre latinos. Revolucioni në thelb është një luftë e pastër e qartë e kundërshtarëve politikë me mjete jo politike. Megjithatë, polititologët fjalën revolucion e kanë argumentuar që mund të vijë edhe pa dhunë, pa të vrarë, pa bomba, qoftë edhe pa ndryshime politike. Revolucioni i madh i 1968 në Europë i shekullit të kaluar është aq i rëndësishëm pasi ka ndryshuar botën Perëndimore. Aborti, divorci, marrëdhënia e lirë njerëzore dhe filozofia që nuk kufizon dëshirën ka ndryshuar Perëndimin e shekullit të 20. Revolucion që shpërtheu më pas imagjinatën, krijimtarinë; letrare, kinematografike, artet pamore, teknologjinë më shumë nga të gjitha. Revolucionare është Mira Murati që i ka dhënë mundësinë miliona njerëzve që të përdorin teknologjinë për të materializuar një ide që kanë. Natyrisht u ka dhënë mundësi edhe atyre që nuk kanë ide që të tregohen në publikë se janë të zot, por, i ka zbuluar hapur keqpërdoruesit. Revolucioni si koncept nuk është thjesht një ndryshim qeverie, edhe pse revolucionarët duan ta bëjnë atë. Ndryshimi i një qeverie, në rastin tonë të asaj të Edi Ramës nuk është mundësi fakultative. Duhet ta rrëzosh me votë. Megjithatë, ditët e fundit në flamingot qëndrestarë po rritet ideja e rrethimit, rrëzimit, eleminimit, me një fjalë dhunës. Këto teza thuhen në mikrofonin e protestës, por edhe në panelët e darkës nga analistë që dikur kanë qenë oficerë apo edhe zyrtarë të mazhorancës aktuale. Një person normal që i dëgjon, pa pasur qasje në çmendurinë tonë të kanaleve e portaleve mund të ngrejë pyetjen: Po në një vend tjetër, ai që e thotë do të shkonte në ndjekje penale? Në fakt është ashtu. Në asnjë vend të Europës nuk ka një personazh publik a politik që thotë do të eleminojmë kryeministrin. Merret në ndjekje penale. Po përse atëherë kjo thuhet e nuk ka asnjë veprim? Gjasat janë që jemi në Babale 2.0, ku shantazhi është kthyer në personazh, ku personazhi ofrohet si kamikaz për të negocuar më pas statusin e tij, që në fund të fundit është mëditje. U.D/ReportTv.al ylli pata Revolucioni i flamingove protestat kunder qeverise mira murati babale Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 3162 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

