Lajme Zone
Xi Jinping “thyen” precedentin, pret personalisht Trump në aeroport me tapet të kuq dhe përqafim
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Xi Jinping “thyen” precedentin, pret personalisht Trump në aeroport me tapet të kuq dhe përqafim

Autoritetet kineze shtruan tapetin e kuq për mbërritjen e Trump. Në momentin që presidenti amerikan zbriti nga avioni, Xi Jinping e përshëndeti dhe e përqafoi, duke i rezervuar një pritje të veçantë.

Xi pret Trump-in në aeroport Ky gjest përbën një moment të pazakontë në protokollin diplomatik kinez, pasi është hera e parë që Xi Jinping, në cilësinë e presidentit, del personalisht në aeroport për të pritur një president amerikan duke 'thyer' kështu precedentin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Kinë. Avioni presidencial amerikan është ulur në aeroportin e Shenzhenit, ku presidenti kinez Xi Jinping e ka pritur personalisht homologun e tij.

Autoritetet kineze shtruan tapetin e kuq për mbërritjen e Trump. Në momentin që presidenti amerikan zbriti nga avioni, Xi Jinping e përshëndeti dhe e përqafoi, duke i rezervuar një pritje të veçantë.

Ky gjest përbën një moment të pazakontë në protokollin diplomatik kinez, pasi është hera e parë që Xi Jinping, në cilësinë e presidentit, del personalisht në aeroport për të pritur një president amerikan duke 'thyer' kështu precedentin.

Në Kinën e 'fiksuar' pas protokollit, prania e Xi në qilimin e kuq në Shenzhen nxjerr në pah rëndësinë që Kina i kushton marrëdhënies së saj dypalëshe me SHBA-në.

Presidenti amerikan ishte priti Xi-në në aeroportin e Uashingtonit në fillim të këtij viti dhe tani udhëheqësi kinez po ia kthen 'komplimentin'.

Takimi në Shenzhen zhvillohet përpara samitit të planifikuar mes Donald Trump, Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin. Në bisedime pritet të trajtohen çështje që lidhen me tregtinë, Tajvanin dhe teknologjinë.

Trump është presidenti i parë amerikan në detyrë që viziton qytetin, përgjigja e Kinës ndaj Silicon Valley, ku ndodhen gjigantët e teknologjisë së vendit.

Ndërkohë, autoritetet kineze kanë shtuar masat e sigurisë dhe mbikëqyrjes në disa zona të Shenzhenit për shkak të takimit të nivelit të lartë.

Mbërritja e presidentit amerikan ka tërhequr edhe vëmendjen e banorëve të qytetit me rreth 18 milionë banorë. Grupe qytetarësh janë mbledhur përgjatë rrugës ku pritet të kalojë autokolona presidenciale, me shpresën për të parë nga afër Donald Trump.

Në qendër të vizitës qëndron Samiti APEC, ku do të marrë pjesë presidenti amerikan Donald Trump, presidentt kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin, i parashikuar për të enjten.

Takimi do të sjellë për herë të parë në të njëjtën tryezë, në këtë format, udhëheqësit e tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë, në një kohë kur marrëdhëniet ndërkombëtare përballen me sfida të rëndësishme të sigurisë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, një nga temat kryesore të diskutimeve do të jetë kufizimi i armëve bërthamore. Trump ka shprehur gjithashtu synimin për të diskutuar mundësitë e përfundimit të luftës në Ukrainë, megjithëse administrata amerikane kishte sinjalizuar më herët se kjo çështje nuk ishte përfshirë në agjendën fillestare të takimit trepalësh. xi pret trump ne aeroport samiti trepalesh xi-putin-trump Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Trump, Putin dhe Xi ndajnë botën, Evropa jashtë loje 18 Nëntor 2026, 10:1910:19Rajoni dhe Bota Irani mohon akuzat për sulm me bombë ndaj Uashingtonit, akuzon SHBA-në për dezinformim 18 Nëntor 2026, 09:0509:05Rajoni dhe Bota Samiti në Kinë alarmon Evropën, frika nga marrëveshjet që mund të vulosin fatin e Ukrainës 18 Nëntor 2026, 09:0009:00Rajoni dhe Bota Serbia pas Vuçiç, nis beteja për çmontimin e sistemit të vjetër të pushtetit 18 Nëntor 2026, 08:2308:23Rajoni dhe Bota Xi dhe Putin, takim 'kokë më kokë' përpara samitit trepalësh me Trump: Ne i sjellim botës kaotike stabilitet 18 Nëntor 2026, 08:0508:05Rajoni dhe Bota Operacioni sekret me 7 faza ndaj prestigjit të Moskës; si e goditën ukrainasit urën simbolike të Putinit në Krime (Video) 18 Nëntor 2026, 07:5707:57Rajoni dhe Bota