Ish-presidenti serb, Aleksandër Vuçiç Vuçiç tha se një ndryshim në qeveri do të nënkuptonte një ndryshim në kursin e politikës së jashtme të Serbisë, që sipas tij përkthehet në sanksione kundër Rusisë dhe njohje të pavarësisë së Kosovës... Kryetari i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot në një tubim elektoral se zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 25 tetor janë vendimtare dhe theksoi se dëshiron një fitore bindëse.
“Dua që t’i mposhtim me gjysmë milioni vota, që të jetë bindëse dhe që të jemi në gjendje të bëjmë gjithçka për të cilën ramë dakord”, tha Vuçiç në një tubim elektoral në Zrenjanin.
Vuçiç shtoi se qytetarët po zgjedhin nëse do ta qeverisin vendin ata apo dikush nga jashtë, duke nënkuptuar se pas listës së studentëve fshihen vendet perëndimore.
“Ata u përpoqën të përmbysnin shtetin tonë, të shkatërronin të gjitha vlerat tona, të ndanin familjet tona, t’i kthenin fëmijët kundër prindërve të tyre. Ajo që kërkoj nga ju është që të jemi të disiplinuar, të jemi të përgjegjshëm, ta përfjmë këtë fushatë të mrekullueshme pa dështuar dhe t’i mposhtim ata”, tha Vuçiç.
Vuçiç përsëriti pretendimin se një votë për Listën e Studentëve do të thotë mbështetje për faktorët e huaj.
"Nëse doni që dikush nga jashtë të qeverisë, atëherë votoni për plenumet. As nuk e dini se kush është kandidati për çfarë. Të gjithë kuadrot e ndotura të DOS-it, që shkatërruan vendin. Ata i vunë njerëzit më të korruptuar në listë për të na shpjeguar se si duhet të duket shteti", vlerësoi Vuçiç.
Duke deklaruar se e kreu funksionin e Presidentit të Serbisë në interes të qytetarëve, Vuçiç tha se nuk u gjetën llogari të tij jashtë vendit, që do të thotë se ai u shërbeu me besnikëri qytetarëve.
Vuçiç tha se një ndryshim në qeveri do të nënkuptonte një ndryshim në kursin e politikës së jashtme të Serbisë, që sipas tij përkthehet në sanksione kundër Rusisë dhe njohje të pavarësisë së Kosovës
“Pse mendoni se Presidenti rus Vladimir Putin tha se shpreson që unë të jem kryeministër? Sepse ai e di gjithashtu se unë po them të vërtetën”, tha Vuçiç.vuçiç kosova putin Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Trump paralajmëron Huthët: SHBA mund t’i bashkohet ofensivës ushtarake saudite 11 Tetor 2026, 15:5215:52Rajoni dhe Bota Greqi/ Shoferi i dehur futet me makinë në tavernë, merr përpara klientët dhe tavolinat; tre të plagosur (Video) 11 Tetor 2026, 15:3015:30Rajoni dhe Bota Polonia në alarm nga sulmet me thikë në shkolla 11 Tetor 2026, 15:1415:14Rajoni dhe Bota Huthët, arma strategjike e Iranit? Pse fronti i Jemenit mund të ndryshojë rrjedhën e konfliktit 11 Tetor 2026, 14:5014:50Rajoni dhe Bota Kuleba paralajmëron Evropën: “Putini do t’ju përfshijë në luftë” 11 Tetor 2026, 14:4814:48Rajoni dhe Bota Trump thyen frontin kundër Rusisë, Putin rikthehet në lojën e madhe 11 Tetor 2026, 14:4014:40Rajoni dhe Bota

