Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar largimin nga pushteti të Aleksandër Vuçiç, i cili humbi zgjedhjet në Serbi përballë Listës Studentore. Përmes një koncerence për mediat, Berisha tha se populli serb më votën e tij nxori nga pushteti një nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan, pas Sllobodan Millosheviçit. Sipas Berishës, Vuçiç duhet të ishte para Hagës, ndërkohë që sipas tij, ish-Presidenti serb dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, bënë gjithçka për ndarjen e Kosovës. LEXO EDHE:Balla i quajti protestuesit 'huliganë dhe hajdutë', reagon Bardhi: Fyerjet janë streha e fundit e pushtetit! (VIDEO) “Populli serb, me votën e tij nxori nga pushteti njërin nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit, njeriun që prej vitesh duhej të ishte në burgun ndërkombëtar të Hagës, Aleksandër Vuçiç, ish-badigardin e Sheshelit, birin e tij shpirtëror, pasardhësin e tij. Ai, me gangsterin tjetër të Ballkanit, narkodiktatorin e Tiranës, Edi Rama, bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës”, tha mes të tjerash Berisha. Kreu i PD-së e cilësoi marrjen e 2 deputetëve nga ‘Koalicioni Shqiptar’ në Serbi si një ogur të bardhë për të gjithë shqiptarët. “Por unë sot kam një urim shumë të përzemërt në emër të PD dhe në emrin tim për shqiptarët e Luginës së Preshevës, rezultatin e tyre historik në zgjedhjet e djeshme në parlamentin e republikës së Serbisë. Ata, pas bashkimit në një koalicion të vetëm, fituan dy mandate dhe kanë të tretin të mundshëm”, shtoi Berisha. Një koment Berisha e kishte edhe protestat e dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë. Duke theksuar se efektivët e Policisë po ushtrojnë ‘terror të egër’ mbi protestuesit, Berisha tha se të gjithë policët që ushtrojnë dhunë ‘për të mbrojtur Edi Ramën’, do të dënohen për krime të rënda. “Sot unë jam këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe terrorin e egër policesk të ushtruar jashtë të gjitha kushteve ligjore ndaj studentëve protestues, qytetarëve në protestë. Garantoj secilin prej atyre narko-mercenarëve që për 2500 euro shndërrohen në kafshë dhe jo njerëz ndaj të rinjve, vajzave, djemve, qytetarëve, që do të dënohen për krime të rënda, për aktet që ata kryejnë në mbrojtje të Padrinos së Shqipërisë, Edi Rama. Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund”, përfi Berisha. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:11 Meta reagon për zgjedhjet në Serbi: Shpresoj që 25 tetori të shënojë shembjen e autokracisë dhe forcimin e demokracisë Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Serbi, duke shprehur shpresën që 25 tetori të shënojë jo vetëm fundin e asaj që ai e cilëson si autokraci, por edhe vendosjen e themeleve të sigurta për demokracinë dhe integrimin europian të vendit.Në reagimin e tij, Meta thekson se një Serbi demokratike është në interes të qytetarëve të saj, por edhe të vendeve fqinje dhe të gjithë rajonit.Meta ka përshëndetur gjithashtu “Koalicionin Shqiptar” për fuqizimin e zërit dhe përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ndërsa ka falënderuar institucionet e Kosovës për mbështetjen ndaj bashkimit të shqiptarëve në një listë të vetme.Reagimi i Metës:“Uroj që 25 tetori të mos jetë vetëm dita e shembjes së autokracisë, por edhe e vendosjes mbi themele të sigurta të demokracisë dhe integrimit europian të Serbisë.Një Serbi demokratike, është në interesin jo vetëm të popullit të saj, por edhe të gjithë fqinjëve dhe rajonit.Vetëm në një Serbi demokratike do të marrë fund diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, pasivizimi i adresave të tyre, pamundësia për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në mënyrë të drejtë, por edhe për t’u integruar në të gjitha institucionet vendore dhe qëndrore.Urime “Koalicionit Shqiptar” për fuqizimin e zërit dhe përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Serbisë dhe një falenderim të veçantë për të gjitha institucionet e Kosovës, që mbështetën fuqishëm bashkimin e shqiptarëve në një listë të vetme.” A.C/Shqiptarja.com Share R.Xh/Shqiptarja.com TAG: edi rama serbi protestat kunder qeverise proteste PD sali berisha aleksander vucic Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento hasim: 26/10/2026 14:01 Sali non grata është i vetmi kryetar partie me damkën NON GRATA në Evropë por e keqia është se ka shum shpellarë që i shkojnë pas,janë nga ata që nuk e kuptojnë se çfar do të thotë NON GRATA kaq të trashë janë. Përgjigju Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.1% Jo 18.6% Nuk e di 4.3% Vota total: 515 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
