Lajme Zone
Vritet me armë zjarri gruaja shtatzënë në Kosovë, një burrë në gjendje kritike
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vritet me armë zjarri gruaja shtatzënë në Kosovë, një burrë në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën në Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa një burrë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas raportimeve nga mediat kosovare, gruaja ishte në javën e 34-t të shtatzënisë. Ajo u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në repartin e Emergjencës. Ndërko

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën në Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa një burrë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas raportimeve nga mediat kosovare, gruaja ishte në javën e 34-t të shtatzënisë. Ajo u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në repartin e Emergjencës.

Ndërkohë, edhe një burrë i plagosur në të njëjtën ngjarje po merr trajtim në QKUK. Gjendja e tij raportohet shumë e rëndë dhe e paqëndrueshme. Ai ndodhet i intubuar dhe po mbahet në respirator.

Rasti është konfirmuar nga Emergjenca e QKUK-së, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia e Kosovës vijon hetimet për të përcaktuar se si ndodhi plagosja, identitetin e personit të dyshuar dhe motivin e saj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm