Lajme Zone
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, zbulohet identiteti
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, zbulohet identiteti

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.

Sipas bluve, rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Top Channel