Vritet me armë zjarri në qendër të Sarandës Artan Myrtaj, 44 vjeç, i njohur si “Tani Ruzhdiut”. Atentati ndodhi në qendër të qytetit, ku dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, qëlluan me armë drejt Murtajt. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj.
Artan Myrtaj ishte me precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.
Sipas hetimeve, autor i plagosjes dyshohet Ramadan Zoto, ndërsa Murtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj akuzohen se e kanë ndihmuar autorin pas ngjarjes dhe gjatë largimit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pas kësaj ngjarjeje, në Sarandë nisi një seri episodesh të dyshuara hakmarrjeje. Me tritol u vra babai i Klaus Jacajt, Isuf Jacaj, ndërsa më herët ishte regjistruar edhe një rast i dëmtimit të pronës së Ramadan Zotos.
Për plagosjen e Lamës dhe Hajdarajt, në burg ndodhet Ramadan Zoto. Artan Murtaj dhe Klaus Jacaj, të akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar pak kohë më parë, ndërsa Erjon Canaj vijon të jetë në kërkim.
Myrtaj ishte i dënuar edhe më herët për “vjedhje” dhe, sipas të dhënave të hetimit, njihej si përdorues i lëndëve narkotike./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet
