Autori i dyshuar Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri në Kamëz, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Ngushëllim Manzi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Petrela”, në Bathore, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij. Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj, 44 vjeç. Pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e tij. Ngjarja ka ndodhur pranë Repartit në Zall Herr, pas një konflikti, ku Manzi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj.
"Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake", njofton policia paraprakisht. Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

