Lajme Zone
Vrau reperin e njohur amerikan Tupac, autori dënohet me 40 vite burg
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau reperin e njohur amerikan Tupac, autori dënohet me 40 vite burg

Prokuroria kërkoi dënimin maksimal edhe duke iu referuar pesë dënimeve të tjera të mëparshme të Davisit, të cilat janë të ndara nga çështja e vrasjes së Shakurit.

Duane “Keffe D” Davis, i shpallur fajtor për organizimin e vrasjes së reperit amerikan Tupac Shakur në vitin 1996, është dënuar me 40 vite deri në burgim të përjetshëm. Vendimi u shpall nga gjyqtarja Carli Kierny dhe përfshin edhe 20 vite shtesë të detyrueshme për përfitimin nga krimi. Davis, 63 vjeç, u shpall fajtor në gusht për vrasje të shkallës së parë me përdorimin e një arme vdekjeprurëse, ndërsa mbetet personi i vetëm i dënuar për vrasjen e reperit. LEXO edhe...Konflikti në Lindjen e Mesme, media: Irani po përgatit mbrojtjen për rifillimin e luftës me SHBA Prokuroria argumentoi se ai kishte siguruar armën dhe kishte ndihmuar në organizimin e sulmit, megjithëse nuk akuzohej se kishte qëlluar vetë mbi Shakurin. Sipas hetimeve, ngjarja lidhej me një përleshje mes nipit të Davisit, Orlando “Baby Lane” Anderson, dhe reperit, në Las Vegas, natën e vrasjes. Gjatë seancës, motra e reperit, Sekyiwa Shakur, kërkoi dënimin maksimal, duke theksuar se humbja e vëllait kishte prekur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin. Davis kishte rrëfyer përfshirjen e tij në vrasje në librin autobiografik “Compton Street Legend”, të publikuar në vitin 2019, një zhvillim që ndihmoi në rihapjen e çështjes pas dekadash paqartësie. Prokuroria kërkoi dënimin maksimal edhe duke iu referuar pesë dënimeve të tjera të mëparshme të Davisit, të cilat janë të ndara nga çështja e vrasjes së Shakurit. Tupac u qëllua më 7 shtator 1996, ndërsa ndodhej në një automjet me Marion “Suge” Knight, i cili gjithashtu u plagos, por mbijetoi; reperi ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, në moshën 25-vjeçare. Xh.K/ReportTv.al Tupac Shakur Duane Keith Davis SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.5% Jo 76.2% Disi 3.2% Vota total: 1027 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?