Lajme Zone
Vrau me thikë turistin portugez në hotelin “Principotes”/ Sokrat Vata zbërthehet para gupit hetimor, pranon krimin: Arma ishte e viktimës, ia mora nga dora gjatë përleshjes
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau me thikë turistin portugez në hotelin “Principotes”/ Sokrat Vata zbërthehet para gupit hetimor, pranon krimin: Arma ishte e viktimës, ia mora nga dora gjatë përleshjes

Në deklarimet paraprake përballë grupit hetimor, Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së turistit portugez, ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes.

Në deklarimet paraprake përballë grupit hetimor, Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së turistit portugez, ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes. Vata ka pretenduar përballë hetuesve se sherri ka nisur fillimisht mes turistëve, të cilët kanë qenë edhe nën efektin e alkoolit. Sipas tij, atyre u është kërkuar të ruanin qetësinë, pasi në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë. Por, duke qenë se situata nuk është qetësuar, ka nisur përplasja fizike mes tyre. Vata ka theksuar se thikën me të cilën është goditur 21-vjeçari nuk e kishte me vete, por pretendon se ajo ishte në dorën e viktimës. Sipas deklarimeve të tij, gjatë përleshjes fizike ai ia ka marrë thikën nga dora dhe më pas e ka goditur 21-vjeçarin. Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim përcaktimin e plotë të dinamikës së ngjarjes. Në pamjet e kamerave të sigurisë duken vetëm momentet e para të sherrit, ndërsa për shkak të lëvizjes së personave që vrapojnë, situata nuk dallohet qartë. Momenti i goditjes me thikë të 21-vjeçarit nuk është fiksuar nga kamerat e sigurisë, për shkak të distancës së largët dhe errësirës.

Sipas policisë, 21-vjeçari portugez kishte ardhur në Shqipëri së bashku me disa miq të tij dhe kishte qëndruar prej gati një jave në vendin tonë.

Ndërkohë, familjarët e 21-vjeçarit ende nuk janë paraqitur në polici për të kryer procedurat për tërheqjen e trupit.

I riu u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15 të së martës, në shezlongët e hotel “Principotes”.

Sipas burimeve të informacionit, nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës është konstatuar se 20-vjeçari kishte marrë disa goditje me thikë, në shpinë dhe në kraharor. Autori u arrestua pak orë më vonë në tentativë për tu larguar drejt Tiranës, në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e një makine, që drejtohej nga 1 vajzë turke. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb